• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja në Dibër, Lulzim Basha përgatit “kosën” në PD

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk e njohu verdiktin e dibranëve, duke i akuzuar këta të fundit si të shitur, të blerë dhe pa dinjitet, Partia Demokratike do të bëjë një analizë të disfatës dramatike në zgjedhjet e 11 shtatorit. Burime për gazetën Shqiptarja.com bënë me dije se, analiza do të nisë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ, ndërsa priten edhe “prerje kokash”. Analiza do të fokusohet në dy drejtime: Ndikimin e blerjes së votave të pretenduara në rezultatin përfundimtar si dhe tek përgjegjësia individuale për humbjen e thellë, tashmë për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i nxjerrjes së përgjegjësive sipas hierarkisë pritet të reflektohet në një raport, i cili do të diskutohet në organet e larta të Partisë Demokratike. Objekt i “kosës” së Lulzim Bashës do të jenë fillimisht strukturat e degës së Partisë Demokratike Dibër, por ndëshkimi mund të shtrihet deri tek disa protagonistë të fushatës së Sherefedin Shehut, të cilët mund të mos kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Fillimisht pritet të ketë një shkrirje dhe rithemelim të degës së PD në Dibër. Kryetari i degës së PD Dibër, Rahim Kaleci është shkarkuar prej kohësh nga detyra, ndërsa në krye të strukturave për periudhën tranzitore janë Naim Gazidede, ish-kryetari i Qarkut Dibër, vëllai i Bashkim Gazidedes si dhe Ilir Krosi, ish-kryetari i Bashkisë Dibër.

Humbësit e mëdhenj

Përpos Kreshnik Spahiut, i cili la gjurmë vetëm në humbjen e tretë, të tjerët janë protagonistë i dy humbjeve të tjera në të gjithë Shqipërinë, në zgjedhjet e 2013 dhe zgjedhjet lokale të 2017. Gjatë fushatës së shkurtër për Dibrën, humbësit e mëdhenj të Partisë Demokratike pushtuan ekranet dhe rrjetet sociale për të rënë në sy të kryetarit, por pas numërimit të kutive të fundit, u fshehën. Po kujt ia besoi Lulzim Basha fushatën për Bashkinë e Dibrës? Lista nis me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar i PD, drejtues i fushatës për Bashkinë e Dibrës. Paloka ishte drejtues i fushatës edhe në zgjedhjet e 2015, për Bashkinë e Tiranës. Gent Strazimirin, i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, ishte gjithashtu pjesë e Shtabit Elektoral të Sherefedin Shehut. Pjesë e ekipit drejtues ishin edhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD dhe Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike. Të lartpërmendurit kanë përgjegjësinë e tyre politike në humbjen e Sherefedin Shehut, por pesha kryesore sigurisht që bie mbi Lulzim Bashën, i cili i shpalli zgjedhjet një sfidë personale kundër Edi Ramës, nga ku do të niste edhe ndryshimi i madh.

Humbësit e tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka bërë fushatë derë më derë në fshatrat dhe lagjet e Bashkisë së Dibrës, për të maksimalizuar votat për Sherefedin Shehun. Protagonist i kësaj fushate ishte edhe deputeti Flamur Noka, i cili sipas mazhorancës u përfshi edhe në një incident me armë. Dy ish-ministrat kanë kontributin e tyre në disfatën e Dibrës. Edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahi, i ktheu zgjedhjet në Dibër në sfidë kundër shumicës në pushtet. Pjesë e mozaikut të humbjes u bënë edhe Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Gerti Bogdani, Lefter Maliqi, Aldo Bumçi etj. Po ashtu, një rreth ish-drejtorësh të Partisë Demokratike zbarkuan në Dibër për të maksimalizuar rezultatin.

Humbësit e Partisë Demokratike në Dibër

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar i PD, drejtues i fushatës

Genti Strazimiri, i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, pjesë e ekipit drejtues

Belind Këlliçi, kreu i FRPD, pjesë e ekipit drejtues

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD, pjesë e ekipit drejtues

Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në PD, pjesë e ekipit drejtues

Genc Pollo, deputet i PD, ish-ministër

Flamur Noka, deputet i PD, ish-ministër

Arben Ristani, deputet i PD

Besnik Mustafaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PD

Gerti Bogdani, deputet i PD

Tahir Muhedini, deputet i bashkuar me grupin e PD

Lefter Maliqi, ish-deputet i PD

Aldo Bumçi, deputet i PD, ish-ministër

Dhurata Çupi, deputete e PD

Gjok Uldedaj ish-deputet i Shkodrës

Ramiz Çobaj ish-deputet i Shkodrës

Xhevdet Mehmeti ish-deputeti i Tropojës

Aleatët

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi

Nard Ndoka, kreu u Partisë Demokristiane

Artur Rioshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar

Fatmir Hoxha, ish-përndjekur

Besim Ndregjoni, ish-përndjekur

Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore

Ish-drejtorët dhe këshilltarët

Arben Qirjako ish-drejtori i Hipotekave

Arben Sefgjini ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Gazmend Dibra ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Dashamir Aliko ish-kreu i Komunës së Lazaratit

Kiri Hajdari djali i deputetit të ndjerë Azem Hajdari

Avenir Peka ish-zv. ministri i brendshëm

Bardh Spahia ish-zv.ministër i shëndetësisë

Etion Kapedani ish-drejtor i Bashkisë Tiranë

Taulant Zeneli ish-drejtor i Bashkisë Tiranë

Pëllumb Seferi ish-drejtor i Bashkisë Tiranë

Leonard Olli këshilltar i djathtë në Bashkinë Tiranë

Fabian Topollaj këshilltar i djathtë në Bashkinë Tiranë

Akil Kraja këshilltar i djathtë në Bashkinë Tiranë

Mateo Spaho këshilltar i djathtë në Bashkinë Tiranë

Gent Minarolli ish-drejtori i privatizimeve

Dorian Teliti ish-drejtori i Ministrisë së Financave

Arben Ibro drejtori i financave të PD-së

Ervin Minarolli ish-drejtori i Aviacionit Civil

Ilir Dervishi ish-drejtor i Bashkisë Tiranë

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Agnus Dei fiton edhe dy çmime ndërkombëtare

Agnus Dei fiton edhe dy çmime ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In