• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja më 14 maj/ Jep dorëheqjen kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë: Jam i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike

by Java News
14/06/2023 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thekson se është njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë.

“Përshendetje! Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik.Duke u konsultuar mirë,  së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja.

Shumë respekt për mbështetësit e mi, për bashkëpunëtorët e mi në bazë dhe në qender, për drejtuesit politik të PL-së dhe ish LSI-së në qendër. Respekt për ta. Mbase nuk është momenti i duhur që unë të largohem, por PL është e hapur dhe mund të vijnë të tjerë më të devotshëm dhe më organizatorë se sa unë dhe mbase nuk është faji i tyre që largohem unë, por kështu e shikoj të arësyeshme të bëj.

Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë, qoftë dhe me një votë të thjeshtë që mund të kem unë. Kërkoj mirëkuptim dhe për ata që mund të më paragjykojnë. Jam munduar të jap maksimumin tim në çdo detyrë apo pozicion politik që më kanë besuar apo vlerësuar, pa u shitur, blerë, apo marrëveshje mbas krahëve….

Dhe njëherë: Mirënjohje për çdo person që më ka vlerësuar gjithë këto vite dhe do jem në mbështetje tuaj kudo që të jem. Mirënjohje për rrethin familjar timin, prindërit e mi, vëllezër e motra, nipa dhe mbesa, kushërinjtë, rrethin shoqëror e miqësor të familjes time, bashkëshorten time Fluturën që më ka qëndruar pranë dhe me kujdes gjithmonë. Kam besim se do më mbështesin edhe në vazhdim, pasi mendoj se kemi përsëri për të dhënë në politikë dhe shoqëri, gjithnjë duke u konsultuar me ta.’- shkruan Gjoni./m.j

Next Post
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

Tensionohet në ekstrem situata: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In