• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e (pa) nevojshme e Rrogozhinës

by Edvin Kulluri
24/07/2023 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Në mes të vapës së fund korrikut me arreste, thirrje në SPAK, bllokim të IPARD 3, që kanë
trazuar keq ujërat në PS, përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë tingëllonte si një sondazh
politik lokal për situatën në vend. A do ndikonin inceneratorët dhe cështja IPARD 3 në
perceptimin e qytetarëve të kësaj bashkie të vogël? Për më tepër a do ndikonte humbja e
14 majit për të demoralizuar edhe më tej votuesit e PD së Rithemelimit? Përgjigja ishte: JO!
Rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje për shkak të votës së emigrantëve krijoi iluziionin se
Shkëlqim Hoxha po i afrohej fitores. Deri diku ishte e logjikshme që Rithemelimi të shpresonte përmbysjen, pasi rritja e pjesëmarrjes do favorizionte opozitën. Si rregull kështu duhet të ndodhë, por populli opozitar ka ulur pjesëmarrjen si njëfarë proteste apo indiferentizmi ndaj
udhëheqjes së Partisë Demokratike që nga 2013 e këtej. Pra koha sërish I dha të drejtë
arsyeve të bojkotit të popullit opozitar dhe jo shpirtit kundërshtues ndaj qeverisjes. Dhe në
10 vitet e fundit kjo aksiomë është certifikuar deri në kufijtë e ligjësisë. Sepse problem
themelor është mungesa e besimit tek kjo opozitë dhe jo keq qevrisja e ramës që nuk e
shqetëson realisht elektoratin socialist.

Shkëlqim Hoxha ka marrë një rezultat të mirë në kushtet dramatike që ndodhet opozita. Por
vota e emigranëtve tregoi se ekzsiston një aksiomë akoma më e rëndësishme në politikë.
Perceptimi është e vetmja gjë që vlen. Dhe perceptimi I emigrantëve është akoma më
elokuent se sasa ai emocional I atyre që banojnë në Shqipëri. Rrogozhinasit ashtu si shumica
dërrmuese e votuesve shqiptarë refuzojnë Rithemelimin. Pra shumicën e leadership-it të PD.
Por ka dhe një aspekt tjetër shumë interesant. Mbështetësit e Berishës dhe një sasi tjetër
votuesish ant-PS këbëngulin në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. C’ka do të thotë së Berisha
ka një popull të tijin të palëvizshëm dhe një pjesë tjetër votojnë për PD pavarësisht se
humbjet janë të sigurta. Socialistët dihen!

Por këto vota për të pafundmen herë nuk mjaftojnë për të përmbysur ekulibrat elektoralë.
Ndërsa përballë u shfaqet pa aq pafundësisht I njëjti mur elektoral socialist me disa shtesa të
PSD së Doshit dhe një pjesë të ish-PDIU. Berisha dhe servitu-ja e tij e dijnë shumë mirë që
ky realitet politik përfaqëson një ligjësi, por meqënëse nuk u intereson fitorja por thjesht
pluskimi mbi ujin e politikës, nuk kanë ndërmend të shqetësohen për humbjen akoma më
të thellë se ajo e 14 majit. Pra në këtë vend, ata që mbeten të papërfaqësuar janë
qytetarët opozitarë të arsyeshëm dhe që mendojnë se PD për dhjetëra arsye nuk I
përfaqëson më prej më shumë se një dekade.

Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do
vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në
shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë
fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e
shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji-
komike.

Ndaj zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë ishin sa të nevojshme aq edhe të panevojshme
njëkohësisht. Të nevojshme sepse prodhuan të njëjtin rezultat të pritshëm duke vulosur
sërish panevojshmërinë e leaderish-it opozitar, ndërsa të panevojshme sepse përforcuan
kërkesën e heshtur të elektoratit të arsyeshëm për një project dhe leadership tjetër të
djathtë, që nuk mund ta plotësojnë shoëman pa bindje të thella dhe eksperiencë politike e
as ecejaket ant-Berishë të PD zyrtare. Njëra nga palët duhet të hedhë hapa të ndryshëm.
Ose Rithemeluesit duhet të nisin përpjekjet për ti ikur adhurimit të udhëheqësit që s’ofron
asnjë udhë, ose PD zyrtare duhet të kuptojë peshën e përgjegjësisë së historisë së vetë
PD.

Deri më tani asnjëra palë nuk po kapërcen dot batakun ku kanë ngecur e s’po dalin dot. Por
mbase fresku I “gusht e gunës” I zgjon me zgjedhjet e parakohshme tek dera. Rama me këto
që po I ndodhin për faj të vet I ka të nevojshme zgjedhjet e parakohshme për të rishpikur
veten por jo Veliajn, ndërsa Basha duhet të tregojë se PD është përgjegjësi e madhe dhe jo
një lodër e falur nga “babai shpirtëror” që po jep shpirt elektoralisht.

Next Post
Lefter Koka shfaqet për herë të parë në gjyq, mohon akuzën e shpërdorimit të detyrës

Inceneratori i Fierit/ Avokatët e Kokës nuk paraqesin konkluzionet, shtyhet për në shtator procesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In