• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

by S T
24/01/2025 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës është një nga pikat kryesore të menaxhimit të diabetit.

Por çfarë ndodh nëse nuk jeni të uritur ose nuk humbni oreksin? A është problem kur shmangni një vakt? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet e pyetjeve më poshtë.

Rreziqet e shmngies së vakteve
Diabeti shfaqet kur trupi juaj e përdor insulinën në mënyrë jo të rregullt ose nuk e prodhon më atë.

Insulina lejon trupin të përdorë sheqerin në gjak (glukozën) nga karbohidratet për energji.

Kur insulina nuk mund të bëjë punën e saj, sheqeri mund të grumbullohet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të krijojë kushtet e duhura për për diabet.

Nëse kaloni vaktet, mund të zhvilloni hipoglicemi (ulje të sheqerit në gjak) ose hiperglicemia (rritje e sheqerit).

Të dyja gjendjet mund të jenë të rrezikshme apo edhe vdekjeprurëse.

Humbja e oreksit ose shmangia vakteve mund të çojë në mbingrënie më vonë gjatë ditës.

Kjo bën që sheqeri në gjak të rritet por gjithashtu nga ky zakon ju mund të shtoni edhe peshë të tepërt.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të hani rregullisht vaktet gjatë ditës dhe të mos kaloni më shumë se katër ose pesë orë pa ngrënë.

Shkaqet e mundshme të mungesës së oreksit

Si rregull i përgjithshëm, diabeti nuk shkakton humbje të oreksit, por njerëzit me diabet mund të humbasin oreksin për shumë arsye.

Këto mund të përfshijnë:

Gastropareza – Kjo ndodh kur ushqimi qëndron në stomak për një kohë të gjatë për shkak të nervave të dëmtuar, që ndihmojnë në kontraktimin e muskujve për të lëvizur ushqimin nëpër sistemin tretës.

Depresioni – Menaxhimi i diabetit është mjaft stresues dhe tek disa njerëz kjo mund të çojë në depression, i cili mund të shkaktojë humbje të oreksit.

Efektet anësore të mjekimit – Barna të ndryshme për trajtimin e diabetit gjithashtu mund të jenë përgjegjës për humbjen e oreksit.

Jeni i sëmurë – Njerëzit me diabet janë më të prirut të ftohen ose t’i zërë gripi, të cilat mund të ndikojnë në oreks.

Ketoacidoza diabetike – Kjo gjendje potencialisht fatale ndodh kur sheqeri në gjak është i lartë dhe niveli i insulinës është i ulët.

Si rezultat, trupi fillon të djegë yndyrë, gjë që shkakton një grumbullim të acidit në trup. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në koma dhe vdekje.

Kontroll i dobët i diabetit – Nëse nivelet e sheqerit në gjak janë vazhdimisht të larta, ju mund të humbisni oreksin.

Disa lloje të kancerit – Disa lloje të kancerit mund të shkaktojnë humbje të oreksit.

Nëse keni diabet dhe po përjetoni një humbje oreksi, ajo çfarë mund të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur një zgjidhje. /AgroWeb.org

Next Post
Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Do monitorojmë edhe shportën e konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri sa çmimi i naftës të stabilizohet

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In