• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Humbja e kapitalit njerëzor rreziku më i madh i Shqipërisë, Sejko: Sfidë është rritja e pagave

by Java News
16/02/2024 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja e kapitalit njerëzor është rreziku më i madh i Shqipërisë që po kërcënon të tashmen dhe të ardhmen. Shqetësimin e ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në të atë që njihet si “Mbledhja e Konstituencës”, një takim i përvitshëm ku Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore skanojnë ecurinë e ekonomisë shqiptare.

“Prej kohësh tashmë, rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive të Konstituencës sonë”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Shqetësimit iu bashkua edhe kryeministri Rama, i cili tregoi edhe sfidën me të cilën qeveria po përballet në këtë drejtim.

“Sfida e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje që të përballim konkurrencën shumë të ashpër që po bëhet gjithmonë e më e fortë nga shumë vende të tjera të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore”, u shpreh Rama.

Teksa peri një bilanc të ekonomisë gjatë vitit të shkuar, ministri i Financave Ervin Mete ndau një lajm të mirë mbi menaxhimin e financave publike.

“Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon”, tha Mete.

Nga takimi i niveleve të larta që për herë të parë u zhvillua në Tiranë, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, nga njëra anë shprehën mbështetjen e nga tjetra kërkuan më shumë punë nga institucionet shqiptare në drejtim të transformimit ekonomik.

Federico Giammusso dhe Matteo Bugamelli vlerësuan se ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë në një tjetër model ekonomik, më të përparuar e që prodhon më shumë.

/f.s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

November 27, 2026
Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

November 27, 2026
Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

November 27, 2026
Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

November 27, 2026
Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

November 27, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Nga Alimehmet, te Tabaku! Zbulohen emrat e propozuar në PD për Bashkinë e Tiranës

November 27, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

November 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Janë nis trimat nëpër Jutbinë të rrahin popullin në Tiranë

November 27, 2026
Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In