Një ngjarje e rëndë është shënuar pas humbjes së kombëtares së Messit kundër Kroacisë, ku një 30 vjeçar nga India ka vrarë veten pas rezultatit të ndeshjes.
Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si Alex Dinu, 30 vjeç i njohur nga miqtë e tij si një fans i çmendur i Lionel Messit.
Ka qenë rezultati i thellë i ndeshjes, 0-3 shkaktari kryesor që e ka çuar tifozin e zjarrët të ndërmarrë një hap kaq të rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.
Trupi i pajetë i 30 vjeçarit është gjetur në një lumë nga zjarrëfikëset pasi viktima prej ditës së ndeshjes ishte shpallur në kërkim nga familajrët. /b.d