Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku për pasojë janë plagosur dy të rinj. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
/e.rr











