Milo Gjukanoviç, i cili humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë DPS.
Lajmi bëhet i ditur nga media malazeze “Vijesti”.
Gjukanoviç ka drejtuar Partinë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi që prej vitit 1998. Ai bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme brenda partisë për të zgjedhur kryesinë e re.
/a.r