Vllaznia e Thomas Brdaric ka harruar si fitohet. Bylis bëri surprizën e madhe në javën e 24-t të Kategorisë Superiore duke mposhtur 2-1 me përmbysje shkodranët brenda në Loro Boriçi në një ndeshje që u dominua për pjesën më të madhe të kohës nga Vllaznia dhe që krijoi përshtypjen se kuqeblutë do riktheheshin te fitorja, por në fund festa ishte e gjitha për ballshiotët që morën tre pikë me shumë peshë thelluan krizën e Vllaznisë që e çoi në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore.
Një situatë e tillë ka bërë që drejtuesit e klubit shkodran të shkarkojnë trajnerin Thomas Brdraric. Tekniku gjerman nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve dhe vetëm pritet nga momenti në moment që klubi të zyrtarizojë largimin. Rezultatet në javët e fundit ishin larg pritshmërive, çka bëri që drejtuesve t’iu soset durimi me skuadrën që mund të humbasë vendin e parë.
g.kosovari











