• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbi mocionin e mosbesimit, kreu i Laburistëve Corbyn rrefuzon largimin

by Java News
28/06/2016 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse humbi thellë mocionin e mosbesimit ndaj tij, të sjellë për votim nga deputetët laburistë, kreu i opozitës britanike, Jeremy Corbyn refuzon të japë dorëheqjen duke u justifikuar se “vota e mocionit nuk ka asnjë legjitimitet kushtetues”.

Ai ka reaguar përmes një deklarate ku shprehet ndër të tjera se, laburistët kanë përgjegjësi të udhëheqin vendin, për sa kohë që qeveria nuk e bën diçka të tillë. Ai fton për unitet mes të tijve në mënyrë që ta detyrojnë qeverinë të japë llogari për atë që pritet të ndodhë pas referendumit të javës së kaluar.

“Pas referendumit, vendi ynë përballet me sfida tepër madhore. Rreziqet ndaj ekonomisë dhe standardeve të jetesës po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërkohë që populli është i përçarë, – thotë ai në deklaratën e tij. – Qeveria është në një situatë përshtjelluese, ministrat e kanë bërë të qartë se nuk kanë një plan daljeje nga BE-ja, por janë të vendosur të detyrojnë krahun punëtor të paguajnë me një tjetër raund uljeje të shpenzimeve dhe rritjeje taksash. Laburistët kanë përgjegjësi të marrin udhëheqjen e vendit, për sa kohë që qeveria nuk e bën këtë gjë. Duhet të bashkojmë njerëzit, ta bëjmë qeverinë të mbajë përgjegjësi, si dhe të kundërshtojmë masat shtrënguese. Por edhe të përcaktojmë rrugëtimin e daljes nga BE-ja që do të mbrojë vendet e punës dhe të ardhurat për britanikët”.

Më tej, Corbyn shprehet se, për ta bërë këtë gjë laburistët duhet të qëndrojnë të bashkuar.

“Që kur jam zgjedhur udhëheqës i partisë sonë 9 muaj më parë, kemi mposhtur vazhdimisht qeverinë në sulmet e saj kundër standardeve të jetesës. Muajin e kaluar, Partia Laburiste u bë partia më e madhe në zgjedhjet lokale. Në referendumin e së enjtes së kaluar, një shumicë e vogël votoi pro largimit, por dy të tretat e mbështetësve laburistë mbështetën thirrjen tonë për të votuar pro qëndrimit”.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së tij, Corbyn shprehet:

“Jam zgjedhur në mënyrë demokratike udhëheqës i partisë sonë, për politika të reja, nga 60 për qind e anëtarëve dhe mbështetësve laburistë, ndaj dhe nuk mund t’i tradhtoj ata duke dhënë dorëheqjen. Votimi i sotëm nga deputetët laburistë nuk ka asnjë legjitimitet kushtetues. Ne jemi një parti demokratike dhe me një Kushtetutë të qartë. Populli ynë ka nevojë për anëtarët e partisë Laburiste, për sindikatat tregtare dhe parlamentarët që të bashkohen në një trup të vetëm, nën udhëheqjen time, në këtë moment tepër kritik për vendin tonë”, mbyll deklaratën Corbyn./TCH/a.k

Next Post

Në Kosovë, "djepin" e xhihadistëve ballkanas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In