Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas të Beratit, mbrëmjen e kësaj të marte.
Sipas burimeve, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues në anë të saj.
Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.










