• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi jetën nga energjia elektrike/ Sherri për trupin e një të vdekuri përplas policinë e spitalin në Tiranë

by Java News
11/01/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri për trupin e një shtetasi që humbi jetën nga energjia elektrike, ka dërguar në komisariat dhe mandej ka vënë nën hetim punonjësit e një spitali privat dhe të një patrulle policore, që i akuzoi ata se po fshihnin trupin. Çështja delikate, në përfundim u mbyll pa persona përgjegjës, ndonëse si të kallëzuar ishin oficerët e policisë. Sipas mjekëve, ata i kishin rënë me grushte dyerve të spitalit dhe i kishin akuzuar se po fshihnin trupin, ndaj kjo çështje duhej hetuar.

Dosja tregoi se hetimi u pushua, pasi nuk kishte vepër penale, ndonëse pati reagime për akuzën e veprimeve arbitrare dhe goditjes për shkak të detyrës. Në fashikull, përmendet se “në orët e mbrëmjes, pranë shërbimit të urgjencës të spitalit…, është sjellë një person që kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Personi kishte pësuar vdekje klinike që në vendngjarje dhe kur e kanë transportuar për në spital, ishte pa shenja jete. Pas veprimeve të para në shërbimin e urgjencës, me synim për ta kthyer në jetë, personi është transportuar në sallën e terapisë intensive, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në pavijonin e mjekësisë, kthimi në jetë i shtetasit A.M., ishte i pamundur”.

Por spitali pretendoi, se gjatë kohës kur pacienti gjendej në reanimacion, personeli i sigurisë ka shoqëruar në këto ambiente një oficer të policisë gjyqësore, i cili ka deklaruar se po merrej me ngjarjen.

“Më pas, ky oficer është kthyer me 4 punonjës të tjerë policie, duke u përpjekur të kalojë nga hyrja e pasme e spitalit”.

Por ndonëse vetë spitali në hyrje të denoncimit, shprehet se i ndjeri kishte ndërruar jetë që në vendngjarje, pretendon se policia e veshur me uniformë, u ka rënë dyerve të spitalit, pasi askush nuk po e lejonte të hynte për të kryer këqyrjet. Pretendimi në denoncim, është fakti se ndërkohë që mjekët po përpiqeshin ta kthenin në jetë të ndjerin A.M., ishte e pamundur të hapeshin dyert.

“Duke qenë se dyert ishin të mbyllura, dy personat civilë kanë filluar t’i bien derës me grushte dhe me shkelma, kanë bërë përpjekje për ta hapur atë me dhunë, në një kohë që hyrja në atë ambient, për shkak të rëndësisë dhe sigurisë që duhet të ketë kjo zonë, bëhet me anë të kartave të posaçme”, – nënvizohet në kallëzim.

Bëhet me dije se në materialet hetimore, kujtohet se në atë moment, kur punonjësit e policisë po përpiqeshin të hapnin derën për të kryer këqyrjen dhe sakaq po refuzoheshin, aty ka kaluar për arsye pune për të transportuar kufomën në morg, njëri nga ndihmësit e urgjencës së spitalit privat. Spitali privat pretendon se në këtë moment, nga ana e policisë, “janë hedhur insinuata pa sens dhe të papranueshme në një ambient spitalor, si ‘keni fshehur trupin, doni të merrni lekët’”.

Ajo çfarë ka ndodhur më pas, raportohet e tillë, se policia i ka rrëmbyer kartën ndihmësit të urgjencës, ka hyrë në ambientet spitalore, ku nuk po lejohej, ndërsa ai është shoqëruar në komisariat dhe është mbajtur për gati 10 orë. Shoqërimin e tij, spitali e pretendon të pabazuar dhe të pashkak. Por pasi ka marrë në pyetje oficerët e policisë, është konstatuar se policët thjesht ishin në zbatim të detyrës dhe denoncimi se ata ishin arbitrarë, nuk qëndron dhe është i pabazuar. Burimet pranë policisë, shpjegojnë se me rëndësi për hetimin, është telefonata që oficeri i policisë kreu në sallën operative, ku kërkoi përforcime, pasi nuk po e lejonin të kryente detyrën.

“Rreth orës 22.30 u njoftuam nga salla operative dhe nga komandanti i grupit  që të shkonim në këtë spital privat, me qëllim për të marrë kontakt me oficerin e hetimit, Gj.T., sepse gjatë turnit të dytë, kishte pasur një ngjarje. Por oficeri, tha të vazhdonim, pasi nuk kishte nevojë. Dy orë më vonë, shefi i krimeve ka kërkuar përforcime dhe kur mbërritëm sërish në spital, na tha ejani. Në këto momente, shefi i krimeve i binte derës dhe thoshte hapeni, por nuk po e hapte askush. Aty kaloi një person, në dukje i veshur si infermier dhe meqë nuk po përgjigjej asnjë, mbaj mend që shefat kërkuan të hapte derën, por ai nuk pranoi”.

Grupi i hetimit, vlerësoi nga këto dëshmi se policët nuk kanë qenë arbitrarë dhe se po kryenin detyrën, duke hedhur poshtë denoncimin e spitalit privat e duke pushuar çështjen, përmend burimi. Tashmë kjo dosje ka përfunduar në gjykatë, ku pritet ose të mbyllet me vendim gjykate, duke pranuar pushimin, ose gjykatësi ta kthejë pas dhe të kërkojë hetime të tjera, për policinë apo për spitalin privat./Si/m.j

Next Post
Parashuta në ‘BBV’/ Mamaja e Beatrix ‘sherr’ me Arbana Osmanin

Parashuta në 'BBV'/ Mamaja e Beatrix 'sherr' me Arbana Osmanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In