• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi jetën nga Covid/ Meta dekoron me titullin “Nënë Tereza” mjekun e njohur Drini Dobi: Shembull i sakrificës më sublime

by Java News
27/01/2022 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi me Dekoratën “Nënë Tereza”. Mjeku humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

Titulli në fjalë u dha; “Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i cili iu dedikua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat jashtëzakonisht të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në shërbim të pacientëve.”

“Të dashur familjarë të doktor Drini Dobi, të nderuar kolegë të tij, personalitete të fushës së mjekësisë dhe jo vetëm, të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve. Jemi sot, për të vlerësuar një personalitet të mjekësisë sonë dhe një ikonë të bluzës së bardhë, mjekun e mirënjohur Drini Dobi. Jo rastësisht, kemi vendosur ta bëjmë këtë vlerësim sot, në 27 janar, ditën e lindjes së tij, kur ai do të festonte ditëlindjen e 53-të. Por jemi pikërisht sot, për të dhënë mesazhin se, për një mjek dhe mbi të gjitha për një njeri me zemër të madhe, si Drini Dobi do të ketë vetëm ditëlindje.

E gjithë jeta e tij ishte në përkushtim të njerëzve, të pacientëve dhe ai, ishte gjithmonë një njeri i jashtëzakonshëm. Nga miqtë e doktor Drinit, si doktor Gent Huta, kam mësuar se, ai ka qenë gjithmonë krenar për familjen e tij të bukur, për dy fëmijët, Davidin dhe Ersin dhe bashkëshorten e tij Floridën.

Se ka pasur plot miq të mirë dhe ka marrë shumë mirënjohje nga studentët e tij të Universitetit. Se kishte arritur shumë objektiva të lidhura me punën, si Drejtues i Shërbimit të Strokut në Departamentin e Neuro-shkencës. Se ndihej optimist për jetën, kultivonte gjithmonë pozitivitet dhe kënaqësi, duke qenë gjithmonë i dobishëm e duke dhënë gjithmonë mesazhet më optimiste për të ardhmen.

Do të kisha dashur shumë ta kisha pasur edhe unë, një mjek të afërt, si shumë prej jush, këtë doktor dhe njeri të mrekullueshëm.

Por jam i bindur, që do të vazhdoj ta njoh më tej në të ardhmen, përsëri përmes jush dhe shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, por edhe shumë qytetarëve që kanë përjetuar kujdesin dhe sakrificat që ai bënte për ta.

Nëse doktor Drini do të ishte ende fizikisht mes nesh, ai do vijonte t’i shërbente përmirësimit të jetës tonë, përmes asaj që dinte të bënte më mire, duke ju shërbyer njerëzve gjithmonë, me sakrificë të jashtëzakonshme, nëpërmjet modelit të tij ekselencës dhe përkushtimit.

Ne, i jemi mirënjohës doktor Drini Dobit, por dhe gjithë mjekëve, infermierëve dhe personelit, që ka qenë në vijën e parë të përballimit me këtë COVID-19.

Nuk e kishte menduar më përpara, që do të jetonim në një kohë të tillë.

Sytë dhe shpresat tona janë të lidhura çdo ditë e më shumë, me mjekët, infermierët me gjithë sistemin e shëndetësinë, më shumë se asnjëherë më parë.

Humbja e çdo jete njerëzore, humbja e jetëve të mjekëve dhe infermierëve tanë, është një trishtim i madh për të gjithë ne.

Megjithatë ne jemi krenarë për mjekët tanë, jemi krenarë për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, të cilët ashtu siç ishte doktor. Drini, të përkushtuar deri në fund, kanë dhënë një kontribut të madh, që të kishim sa më pak humbje dhe dhimbje njerëzorë gjatë kësaj pandemie të jashtëzakonshme.

Vlerësimi i sotëm për neurologun e shkëlqyer, Shefin e Shërbimit të Neurologjisë Vaskulare në Spitalin ‘Nënë Tereza’, pedagogun e Universitetit të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së përulur e të palodhur, doktor Drini Dobi, është nderim për jetën dhe veprimtarinë e tij, është nderim për humanizmin dhe sakrificën e tij sublime.

Dekorata e lartë, që i akordojmë sot, doktor. Drini Dobit (pas vdekjes), mban emrin e shenjtores sonë dhe gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, sepse dr. Drini, gjatë gjithë jetës së tij, ka vënë në jetë fjalët e saj të shenjta: ‘Folu butësisht njerëzve!

Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde!

Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Prandaj ai do të jetë gjithmonë midis nesh dhe në radhë të parë, përmes fëmijëve të tij, të cilët jam i sigurt, do ta lartësojnë më tej emrin e tij duke u frymëzuar prej përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit të babait të tyre”, tha Meta./m.jfoto galeri foto galeri foto galeri

 

Next Post
17 vjeçari vrau për gjakmarrje/ Florian Përvathi mbetet në burg, familjarët në lot në Gjykatën e Lezhës

17 vjeçari vrau për gjakmarrje/ Florian Përvathi mbetet në burg, familjarët në lot në Gjykatën e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In