• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbi gjatë pushimeve familjare në Spanjë, fëmija gjendet pas 6 viteve në Francë, zbardhet rrëfimi i tij i trishtë

by Java News
14/12/2023 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri britanik, është gjetur pas 6 vitesh në Francë. Sipas SkyNews, Alex Batty, nga Oldham kur ishte vetëm 11-vjeç kishte shkuar për pushime në Spanjë së bashku me nënën dhe gjyshin e tij, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Por kur për familjen e tij shpresat kishin humbur, Alex Batty u gjet të mërkurën në mëngjes në qytetin Revel.

Një student tha për mediat franceze se kishte parë një adoleshent , i cili më vonë do të rezultoi se ishte Alex, duke ecur natën në shi dhe i kishte ofruar ta merrte me makinë.

Pasi foli për një moment, Aleksi i tregoi atij historinë e tij dhe tha se kishte ecur në male për më shumë se katër ditë në një përpjekje për t’u kthyer në Angli.

Duke folur për Le Depeche, ai tha: “Minutat e para, ai dukej pak i turpshëm. Ne u përpoqëm të flisnim në frëngjisht, por vura re se ai nuk e fliste gjuhën.

Vendosa të komunikoja në anglisht. Kur e pyeta se si quhej, ai tha se quhej Zac dhe më pas vazhduam të bisedonim. Ne folëm për më shumë se tre orë. Ai më dha identitetin e tij të vërtetë, Alex Batty, përpara se të më shpjegonte historinë e tij”.

Ai tha se Alex i kishte thënë se ishte rrëmbyer nga nëna e tij dhe kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 persona si pjesë e një “komuniteti shpirtëror”, duke mbërritur në Francë rreth vitit 2021.

Alex shkoi jashtë vendit me nënën e tij Melanie Batty, 38 vjeç dhe gjyshin e tij David Batty, 59 vjeç, në një udhëtim në vitin 2017. Pavarësisht apeleve publike ndërkombëtare, kujdestari ligjor i Alex, gjyshja e tij Susan Caruana,  nuk e kishte parë atë që kur u largua nga Britania.

Policia e Mançesterit tha se ishte në kontakt me autoritetet franceze. Një zëdhënës i autoriteteve tha: “Ky është një hetim kompleks dhe afatgjatë dhe ne duhet të bëjmë hulumtime të mëtejshme, si dhe të vendosim masat e duhura mbrojtëse”./m.j

Next Post
“Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do vdesë”/ Ja si e shpjegon neoropsikiatri rastin e Naim Murselit

Pistat e reja për vrasjen e Liridonës: Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

August 27, 2026
Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

August 27, 2026
Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

August 27, 2026
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

August 27, 2026
Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

August 27, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

August 27, 2026
PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com