• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi djalin e vetëm, Flutura Açka: Fli Bir! Lebetia që kalova më mësoi të mos futem në spiralen e dhimbjes

by Java News
15/05/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtarja Flutura Açka, e cila vetëm pak ditë më parë humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare për shkak të një sëmundje, ka bërë një status ku falenderon të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe i kanë qendruar pranë.

Ajo tregon ndërkohë dhe emocionet që ka përjetuar dhe mësimin që mori nga kjo ngjarje tronditëse.

Statusi i shkrimtares  

Miqtë e mi të vyer,

Ka ditë që përpiqem të formuloj disa rreshta falenderimi për ju, por e kam patur të vështirë të ulem e të shkruaj, edhe pse jam njeri i stërvitur me fjalën.

Lebetia që kalova, dhe po kaloj, e ftoh njeriun me botën, e vetmon zemrën, por vala e dashurisë dhe e merakut njerëzor që më ka rrethuar këto ditë, më ka bërë të ndjej një prani të papërmastë në këtë humbje të madhe.

Nuk e kisha ditur se isha në mesin e një mbrojtjeje të tillë njerëzore, të cilën nga shkujdesja dhe nxiti i përditës, nuk kam mundur ta mas, as ta kuptoj si duhet.

Në ditët e pikëllimit tim akut, kjo prani u shfaq me të gjithë peshën, shqetësimin dhe përkorien e vet. E tillë, si e askund.

Miq shumë të shtrenjtë të jetës sime, të afërm e familjarë të ngushtë, morën rrugët nëpër Europë të më ishin pranë këto ditë.

Mijëra e mijëra e mijëra e mijëra mesazhe e telefonata, në të gjitha format që shpiku teknologjia, më kanë mbërritur, bashkë me lutjen që t’i ndjej se janë pranë meje.

Në të vërtetë, janë pranë meje, dhe unë lutem të gjej qetësinë e duhur që t’u përgjigjem e t’i falenderoj me po atë dashuri që më kanë shkruar dhe trajtuar humbjen time këto ditë.

Lexues, miq që kam takuar në jetën time, qytetarë të thjeshtë që shpesh më kanë ndalur në rrugë, të panjohur të shumtë, të njohur të largët, njerëz publikë me të cilët ende nuk kam mundur të pi një kafe, kolegë shkrimtarë dhe njerëz të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, të tjerë që më kanë ndjekur në qëndrimet e mia publike, miq të tjerë, mesazhet e të cilëve më kanë humbur nëpër rrjetet sociale, kanë ndarë me mua diçka nga pesha e këtyre ditëve, më të rendat e jetës sime.

Secilit prej tyre, më vete, i përcjell falenderimin tim dhe mirënjohjen e thellë, duke ururar të dëgjoj vetëm lajme të gëzuara për secilin prej tyre.

Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara.

Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje.

Një djalosh i hapur ndaj botës së madhe prej studimeve ndërkombëtare, një europian fanatik dhe fantastik, një holandez i paqtë, feja e të cilit ishin ligji dhe liria, një shqiptar krenar deri në mrekulli, im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime: Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes.

“Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”

Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet ecur.

Fli, Bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishte prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri!

a.ç

Next Post
U zhduk para 3 muajsh, gjendet 26-vjeçarja nga Elbasani, habit me deklaratën e saj

ELBASAN/ Prangoset 63 vjeçari, la shtatzënë një vajzë duke e përdhunuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

July 9, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar

July 9, 2026
Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

July 9, 2026
Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

July 9, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

July 9, 2026
Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

July 9, 2026
“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

July 9, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Protesta, një betejë politike”, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

July 9, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In