Gjendet e vdekur një 21vjecare shqiptare, pasi ishte hedhur nga kati i 4t i ndërtesës ku banonte me nënën dhe njerkun.
Maria Dalani, me origjine nga Korça jetonte në Athinë është gjetur e vdekur të henen e kaluar.
Shoqja e saj ka deklaruar ne polici dyshimet se ajo mund të jetë vrarë nga njerku i saj, me të cilin i kishte marrëdhëniet shumë të këqija.
Por nuk përjashtohet as pista e një vetëvrasjeje të mundshme. Hetimet policore zbuluan se e reja nga Korca kishte rënë nga kati i katërt ndërkohë që në trup kishte fraktura të shumta nga përplasja me tokën.