Rreth orës 15:10 në aksin rrugor Kuç-Vlore në vendin e quajtur “Gjorm”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Merko Tushi, rreth 50 vjeç, dhe pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar ne kanalin kullues të rrugës.
Të dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë.











