• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbën jetën pasi morën vaksinën, Koreja e Jugut nis hetimet për 7 rastet

by Ardit Rada
05/03/2021 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Jugut po heton shtatë raste të vdekjes pasi personat morën dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, autoritetet shëndetësore do të kërkojnë të konstatojnë një lidhje të mundshme të shkakut të vdekjes me vaksinimin.

Tre persona të tjerë, që morën dozën e vaksinës AstraZeneca, vdiqën në vend gjatë ditës së kaluar.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Koresë së Jugut, nga java e kaluar kur vendi filloi fushatën masive të vaksinimit janë vaksinuar mbi 225.800 persona.

Deri më tani janë raportuar gjithsej 1.578 raste të efekteve anësore, me një shumicë dërrmuese, 1.558, të cilët janë me simptoma të lehta.

“Pas imunizimit janë raportuar gjashtë raste të tjera të dyshuara të reaksionit anafilaktoid, i cili ka simptoma të ngjashme me anafilaksinë, një reaksion serioz alergjik, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, thuhet në raportin e agjencisë Yonhap, sipas Anadolu Agency.

Së fundmi, Koreja e Jugut raportoi 398 raste të reja me koronavirusit, duke e çuar në 91.638 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

“Lëvizjet e njerëzve po rriten pas festave të Vitit të Ri Hënor. Ne po regjistrojmë ngecje në rastet e reja të virusit, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që infeksionet të rriten përsëri“, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë i shëndetit.

Aprovohet vaksina Pfizer

Duke nxitur përshpejtimin e aparatit të saj të imunizimit, Koreja e Jugut aprovoi vaksinën Pfizer për përdorim në vend.

Pas tre vlerësimeve të pavarura, Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave miratoi regjimin e dy dozave të plotë të vaksinës Pfizer duke e bërë atë vaksinë të dytë që autorizohet në Korenë e Jugut pas asaj të Oxford/AstraZeneca.

Yonhap raporton se dy doza të kompanisë Pfizer shfaqin mbi 95 për qind efikasitet, përfshirë tek njerëzit e moshës midis 16 dhe 17 vjeç, si dhe tek ato mbi 65-vjeç.

Koreja e Jugut, një vend me rreth 52 milionë banorë, ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për furnizimin e dozave të vaksinës për rreth 23 milionë persona, dërgesa e të cilave pritet të fillojë më vonë këtë muaj.

Vendi tashmë ka marrë një dërgesë të vaksinave Pfizer nën iniciativën COVAX, të cilat janë administruar për pothuajse 4 mijë persona.

Next Post
23 vjet nga rënia e Adem Jasharit, Meta: Frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

23 vjet nga rënia e Adem Jasharit, Meta: Frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

February 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In