12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, të cilët vdekur në Itali, pasi humbën betejën me COVID, janë nisur nga porti i Barit mbrëmjen e djeshme, për të ardhur në Durrës.
Trageti ka mbërritur në Durrës, ku shihen dy makina funerali dhe makina që zbresin nga trageti, raporton se nga shteti fqinj janë nisur 8 furgona bashkë me trupat pajetë.
Trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit ne vendet e tyre, vetëm nga pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të situatës me COVID.
Dy ditë më parë “Antenna Sud” publikoi disa pamje të realizuara para tre ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saçente. “Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, kështu i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.
“Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave funerale me shtetas shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit. Foto: Francesco Saçente” shkruante media italiane.
Ndërkohë që në foto janë disa makina me viktima, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga Covid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën.
g.kosovari