• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbën jetën gra e fëmijë/ Tragjedi në Mesdhe, tetë emigrantë mbyten në ishullin grek

by S T
25/11/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, thanë autoritetet të hënën. Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera gra, njoftuan autoritetet.

Policia greke i gjeti 36 njerëz gjallë në pjesën veriore të ishullit Samos. Ndërkohë, tre njerëz të tjerë që kishin ngecur në një zonë gurore në këtë ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare. Avionë dhe anije ndihmuan për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, tha roja bregdetare.

 

Sipas një oficeri të rojës bregdetare, autoritetet u njoftuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 njerëz ishin në bordin e barkës që i solli ata në Samos.

Greqia, e cila shtrihet në këndin juglindor të Bashkimit Evropian, është portë e parapëlqyer për hyrje në Evropë për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Më shumë se një milion e kaluan emigrantë dhe refugjatë u futën në ishujt lindor të Greqisë nga Turqia më 2015 dhe 2016. Shumë prej tyre u mbytën në përpjekje për ta bërë këtë rrugëtim të rrezikshëm me anije të dobëta.

Numri i tyre ra më vonë, por filloi të rritej sërish vitin e kaluar. Rreth 54.000 emigrantë kanë arritur në Greqi deri tani këtë vit, që është numri i dytë më i lartë në Evropën jugore, pas Italisë. Shumica dërrmuese e tyre mbërritën me anije, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNFCR./Rel/

Next Post
Aksidenti me dy të plagosur në Lezhë, policia: Arrestuam autorin! Drejtonte makinën në gjendje të dehur

Aksidenti me dy të plagosur në Lezhë, policia: Arrestuam autorin! Drejtonte makinën në gjendje të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In