Një shtetas ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, 27 vjeç, që prej ditës së djeshme në datën 8 shkurt.
Policia po punon për gjetjen e 27-vjeçarit.
“Më datë 09.02.2025, shtetasi Sh. K., kallzon se më datë 08.02.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin G. K., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.