Në Siri ka humbur jetën Mirza Haklaj, një shqiptar nga Podgorica, njëherit njëri prej anëtarëve të ISIS-it që vërehet në videon e incizuar me kërcënime xhihadiste ndaj Ballkanit.
Informacionin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e Haklajt, transmeton “lajmpress.com”.
Video incizimi me titullin “Xhihadi është nder, porosi ballkanasve”, e publikoi Media Qendra El Haxhat, qendra propaganduese e formuar me qëllim që porositë e ISIS-ittë arrijnë te opinionin perëndimor. Pas vdekjes së Haklajt, në Siriende gjendet bashkëshortja e tij me dy fëmijët.