Një mësues matematike në Medresenë e Shkodrës humbi jetën për shkak të koronavirusit.
Gazjon Rusi, babai I tre fëmijëve u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare. Ishte prej vitesh mësues në Medrese dhe bashkeëpunëtor i myftinisë Shkodër.
Rusi ishte infektuar prej ditësh nga COVID-19, dhe në orët e fundit kishte kaluar në intubim.
Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 35 mijë euro. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.
Me këtë rast bëhen 22 persona nga Shkodra të cilat humbasin jetën për shkak të koronavirusit.

g.kosovari











