Humb jetën në moshën 56-vjeçare ish-bashkëshortja e presidentit Vuçiç

Vucic

Sonte në Beograd ka vdekur, ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç – Ksenija Vuçiç, në moshën 56-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij në Instagram.

Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

 

Ksenija Vuçiç u takua me Vuçiçin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriqit, raporton danas. Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com