Politikani i Lega Nord në Itali, Gianluca Buonanno ka humbur jetën këtë të dielë si pasojë e një aksidenti rrugor në Varese.
Mediat italiane shkruajnë se europarlamentari 50 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes me një makinë tjetër.
Në automjetin ku udhëtonte Buonanno ishte dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtruar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë.
Buonanno ishte gjithashtu dhe kreu i bashkisë së Borgosesias në Novara dhe pjesë e Lega Nord.