• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humb jetën duke u stërvitur Kampionia e Europës në boks, pësoi atak kardiak

by Java News
31/08/2017 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionia e pamposhtur e Europës në boks, francezja Angeliue Duchemin, ka vdekur pas një sulmi kardiak në zemër gjatë përgatitjes për sfidën e radhës. Të hënën 26-vjeçarja ndodhej në palestrën e ekipit të saj në Thiur, në jug të Francës, kur pësoi atak kardiak. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga të pranishmit në palestër para se të dërgohej në spitalin e Perpignan, por megjithatë ajo sërish nuk ia doli, raportojnë mediat franceze.

Duchemin u kurorëzua kampione e Europës në dhjetor 2015, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Ajo pritej të ngjitej në ring për të mbrojtur titullin botëror në 21 tetor në versionin WBF në Montpelje. Duchemin deri më tani kishte zhvilluar 14 ndeshje në boksin profesionist, që të gjitha të fituara ndërsa 3 prej tyre kishin ardhur me “knockouts”.

Për Duchemin shprehu ngushëllimet bashkëkombësi i saj, Brahim Asloum, medalisti i artë olimpik në Lojërat e 2000-ës dhe ish-kampion i botës për të rinj në versionin ËBA.

“Faleminderit për guximin, talentin dhe zemrën tënde të madhe”. Edhe përpara katër viteve kjo familje ishte tronditur nga një tragjedi teksa babai i saj, ish-boksier, kishte vdekur po nga një atak në zemër.

Vëllai i Angeliue, Joel, gjithashtu edhe ai një boksier profesionist, ka njoftuar për tragjedinë në një postim në rrjetin social në “Facebook” duke e cilësuar motrën si një person të mrekullueshëm.

“Motra ime na la shumë herët. Ajo kishte edhe shumë për të jetuar. Do të më mungosh e dashur, nuk do të të shoh më. Do të më mungojë edhe telefonata për të dëgjuar zërin tënd pasi ke qenë një person i mrekullueshëm”. Duchemin e nisi sportin e boksit që në moshën 7-vjeçare për t’u përfshirë në boksin profesionist në vitin 2012.

a.ç

Next Post
Basha sulmon Ramën: Po bën luftë false ndaj drogës nën trysninë e BE

Vrasja e gjyqtares, Basha: Shteti e braktisi në fatin e saj tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In