Hoze Antonio Rejes, ish-sulmuesi i Real Madridit, Seviljes dhe Arsenalit, humbi jetën ditën e shtunë pas një aksidenti të rëndë automobilistik, teksa udhëtonte me shpejtësi 237 km/h në autostradë.
Ish-lojtari i Kombëtares së Spanjës, ka lënë pas bashkëshorten e tij dhe djalin 11-vjeçar.
Sipas programit “El Chiringuito”, do të jetë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ai që do të marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e djalit të Rejesit.
Perez u ka thënë disa miqve se ka ndërmend të kujdest për 11-vjeçarin derisa ai të arrijë moshën madhore. Gjest shumë i madh ky dhe që nderon numrin një të klubit spanjoll. (BW)