• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Huma, “vajza e dytë” e Hillari Klinton

by Java News
28/08/2015 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E lindur në Shtetet e Bashkuara, në Miçigan për të qenë më të saktë, por e rritur në Arabi Saudite që dy vjeç. Myslimane me baba indian e mama pakistaneze, të dy mësues e akademikë. Quhet Huma Abedin, e lindur në vitin 1976 dhe prej vitesh është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Hillari Klinton.

Me Hilarin

Imazhet e para të Huma-s në krah të kandidates demokrate për presidencën e Shteteve të Bashkuara datojnë në vitet 2000, por bashkëpunonte me stafin e Klinton edhe më parë, në kohën kur ajo ishte Zonjë e Parë. Ishte 19 vjeç atëherë dhe studionte akoma në Universitetin Xhorxh Uashington. Qysh atëherë ka mbetur hije e Hilari Klinton. Sot është një nga personat më të afërt të saj, aq e afërt sa mund të hyjë pa trokitur në dhomën e saj të gjumit. Flet gjuhën angleze, urdu dhe arabisht. Në vitin 2010 revista TIME  e ka përfshirë emrin e saj në mesin e 40 njerëzve nën moshën 40-vjeçare më me ndikim në politikë.

E-maili

Emri i saj është dëgjuar më shpesh kohët e fundit, pas skandalit me email-et e dërguara nga Klinton nëpërmjet një serveri privat. Faktet datojnë që kur Hillari ishte sekretare e shtetit, gjatë mandatit të parë të Obamës. Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja po hetojnë për të zbuluar ka pasur një shkelje ligji mbi menaxhimin e dokumentave konfidenciale. Klinton dha një kopje të të dhënave të serverit, nën postën clinton.com nga ku u nisën dhe email-et që ajo thotë se nuk përmbanin dokemnta sekrete. Çfarë hyn këtu Abedin? Edhe posta elektronike e bashkëpunëtorëve u kontrollua, ishin mbi 30 mijë dhe shumica nga Abedin.

Sa afër janë me njëra-tjetrën?

DIR01F20_3805711F1_11237_20130801223713_HE10_20130802-004-k3HH-U43110448031099arC-593x443@Corriere-Web-SezioniDisa të mirëinformuar, përfshi edhe Neë York Times, e përcaktojnë si një “vajza jo ligjore” e Hilarit, ndërsa revista Vogue e përshkruan si “arma  sekrete” e Hillarit. Sigurisht, nuk mungon asnjëherë në udhëtimet jashtë vendit të zonjës Klinton, e cila e ka mbrojtur haptazi ndaj akuzave kundër saj për të kaluarën në Arabi. Besimi duket të jetë reciprok dhe pa kushte mes tyre. Ndër shumë email-e të zbuluara nga gazetat amerikane, bie në sy ajo ku Hillari i përgjigjet pyetjes së Abedin, për gjetjen e mënyrës për ta takuar sa më shpejt: “Hajde në dhomën e gjumit, nëse është e mbyllur, trokit”. Natyrisht që Klintonët ishin prezentë në martesën e Huma-s me deputetin demokrat Anthony Ëeiner, kandidat për vendin e kryebashkiakut në Nju Jork, me të cilin ka një djalë. Bashkëshorti i saj u bë pjesë e një skandali me foto provokative në Twitter. Duke folur në ceremoni, ish-sekretarja e shtetit thotë: “Kam një vajzë të vetme, por nëse do të kisha dy do të ishte Huma”.

Fushata zgjedhore

Huma merr pjesë në fushatat elektorale si zv/menaxhere dhe merret gjithashtu edhe me mbledhjen e fondeve. Mbetet asistentja personale e Klinton. Ka shumë dyshime nga kundërshtarët politikë, të cilët e kanë akuzuar në të kaluarën për konflikt interesi, sepse ajo ishte pjesë e stafit të Klinton në Departamentin e Shtetit, por kishte një kontratë që e lejonte të bënte pagesa edhe privatisht. Edhe familja e saj është e feja u vunë nën akuzë nga anëtarë të partisë republikane nëpërmjet një letre që ajo ishte e lidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Next Post

Fotogaleri/ Pse Shqipëria është vendi i çudirave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In