• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HuffPost: Shqipërisë ja ‘ngecën’ muxhahedinët, janë potencial krimi

by Aalison Pearse Stevens
02/03/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbërritja e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri mund të mos ketë shkaktuar kaq shumë zhurmë sa ishte menduar, por një shkrim i publikuar nga Huffington Post ngre alarmin.

Autor i shkrimit është Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme.

“Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku”,shkruan autori.

Sipas tij, në vitin 2013, Sali Berisha pranoi të marrë vetëm 200 muxhahedinë për arsye humanitare.

Por procesi vazhdoi dhe në vitin 2016.

Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata.

Në fakt, sipas autorit asnjë vend nuk pranon t’i marrë ata dhe vetë Iraku mezi pret që t’i heqë qafe.

Sipas autorit, fakti se në Shqipëri nuk ka shumë vëmendje ndaj këtij problemi vjen edhe për shkak se ata po vijnë me grupe të vogla.

“Në Shqipëri, ata kanë krijuar de facto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak”.

Por çfarë rrezikon Shqipëria?

Autori thotë se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.

Por jo vetëm kaq, ata mund të ngrenë lehtësisht një kamp stërvitor për terroristët.

“Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t’i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike”.

Në fakt muxhahedinët deri para pak kohësh njiheshin si grup terrorist nga Perëndimi.

Por pasi CIA dhe SHBA nisën t’i përdorin për të luftuar regjimin në Iran, u bënë miq që SHBA.

Tashmë vetë SHBA ka arritur një marrëveshje me Iranin dhe këtu nis problemi.

“Muxhahedinët do nisin të kërkojnë miq dhe mbështetës të tjerë,” shkruan autori.

“Grupi e ka pozicionuar veten përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë dhe ka ofruar ndihmë ndaj sauditëve për të luftuar shiat në Jemen. Ata kanë mbi 40 vite eksperiencë në aktivitete terroriste. Rreziku real është se ata jo vetëm do riarmatosen në Shqipëri, por mund të ftojnë edhe grupe të tjera për stërvitje”.

“Është e pamundur të injorosh faktin që muxhahedinët janë të radikalizuar në thelbin e tyre. Ata nuk janë refugjatë të thjeshtë. Shumë prej tyre janë trajnuar nga Sadam Hysein për akte terroriste. Fakti që veprojnë si kult i bën edhe më të rrezikshëm. Kjo do thotë se ndjekësit janë të bindur ndaj urdhrave të liderit”.

“Ka që tani shembuj të njerëzve të trafikuar prej muxhahedinëve nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe paratë janë përdorur për të financuar pastrim parash në Gjermani”.

Këshilla e tij për autoritetet shqiptare është që të mos lejojnë ngritjen e një baze terroristësh dhe të bëjnë sa të jetë e mundur që të mos i trajtojnë si pjesë e një grupi, por si individë.

Siç thotë një zyrtar i Kryqit të Kuq: “Si individë, 3 mijë nuk janë asgjë. Por si grup, askush nuk mund të merret me ta”.

Next Post

Britanikët e krahasojnë Shkëndijen me Kim Kardashian (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In