• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Huffington Post: Qelia ku ndodhet Hashim Thaçi pret Vladimir Putinin

by A R
07/10/2022 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Putini (njësoj si ShBA-të) nuk e ka lejuar Rusinë që t’i bashkohet kësaj gjykate kriminale të drejtësisë. Prandaj edhe ai, si pro-Perëndimori Thaçi dhe pro-rusi Millosheviq, duhet të gjykohet në këtë gjykatë.

Në numrin 47 Raamweg në Hagë, një qeli pret Vladimir Putinin. Ajo qeli është në një ndërtesë me tulla të kuqe që verës ngjyroset me të gjelbrën e hardhive. Është vendi i Tribunalit që në muajt e fundit po e gjykon kolegun e rusit autokrat: Hashim Thaçin, liderin e Kosovës për njëzet vjet.

Fillimisht lider ushtarak i UÇK-së, më pas kryeministër (2000-2014), ministër i Jashtëm, e në fund president. Deri në atë 5 nëntor të mallkuar (për të), ditën kur e dorëzoi veten para Tribunalit të Hagës: ai ishte kreu i parë i shtetit në histori që dërgohej prej pallatit të tij presidencial në burgun e Holandës.

Fillimisht dukej si ide e mirë. Thaçi, avokatët e tij dhe bashkëpartiakët kishin menduar se pak javë në burg ishin një çmim i pranueshëm për t’u paguar që Kosova të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Për vite me radhë, në fakt, akuzat e krimeve të luftës ndaj ish-guerilëve anti-serbë e kanë bllokuar procesin e pranimit në BE. Kështu edhe partia në pushtet është pajtuar që të dërgojë Thaçin me disa prej ish-liderëve të tjerë në gjykim, për t’u përgjigjur për mizoritë e kryera ndaj minoritetit serb gjatë konfliktit që e çliroi Kosovën më 1999 dhe 2000. Dukej sikur në hijen e Ibrahim Rugovës, Gandit kosovar që vdiq në 2006, UÇK-ja kishte kryer një hakmarrje të përgjakshme.

Ky gjest, në dukje vetëmohues, i Thaçit dhe Kosovës kishte shërbyer po ashtu si balancë për gjykimin kundër presidentit Sllobodan Millosheviq dhe hierarkisë serbe, që përfundoi me dënimin e shumë prej tyre për krime lufte (burgim të përjetshëm për Karaxhiqin dhe Mlladiqin) si dhe në vetëvrasjen e Millosheviqit në qelinë e tij në Hagë më 2006.

Sidoqoftë, Thaçi nuk i kishte llogaritur dy rreziqe: zvarritjet e drejtësisë ndërkombëtare (akuzat e para të prokurores zvicerane, Carla Del Ponte, për trafikime të organeve nga të burgosurit serbë datojnë prej 2008-s) dhe kokëfortësinë e magjistratëve në Hagë. Për dy vjet, ata ia kanë mohuar mundësinë e mbrojtjes në liri apo qoftë edhe transferimin në një burg kosovar, më afër shtëpisë. Pak muaj më parë, Thaçi, i inatosur për shkak të vazhdimit të procesit gjyqësor dhe seancave dëgjimore që kushedi se kur fillojnë, ndryshoi avokatin. Ai mbështetej tek avokatë amerikanë të specializuar, por s’kishte mbetur asgjë që s’kishin bërë, edhe kërkesat e fundit për burgim shtëpiak i ishin refuzuar nga gjykata.

Kështu, një lider shtetëtor evropian, i nderuar në krejt kryeqytetet e kontinentit deri para dy vitesh, lëngon në një qeli në Hagë.

Në realitet, Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën është veç njëri nga katër që janë duke punuar në Hagë. Pak metra matanë është ai për ish-Jugosllavinë, që nuk po merret me gjykime më, por me kryerjen e dënimeve për dhjetëra të dënuar.

Gjykata e tretë është ajo e OKB-së, por në Pallatin e saj të famshëm të Paqes në Carnegieplein, nuk merret me krime individuale: merret me mosmarrëveshjet mes shteteve.

Dhe më së fundi, është edhe Gjykata Kriminale e Drejtësisë, e lindur më 1998, që po gjykon ish-liderë afrikanë (nga Sudani, Afrika Qendrore, Kongoja, Uganda) dhe që për disa javë ka hetuar edhe tre pro-rusë për krime të dyshuara në Gjeorgji gjatë gushtit të vitit 2008. Putini (njësoj si ShBA-të) nuk e ka lejuar Rusinë që t’i bashkohet kësaj gjykate kriminale të drejtësisë. Prandaj edhe ai, si pro-Perëndimori Thaçi dhe pro-rusi Millosheviq, duhet të gjykohet në këtë gjykatë. Por nëse gjërat shkojnë, burgu holandez ndoshta do të ishte opsioni më i dëshirueshëm, krahasuar me vdekjen tragjike të Nikolla Çausheskut, Sadram Huseinit apo Muammar Gaddafit.  Huffington Post

Next Post
Financimet ruse dhe përballja me drejtësinë, si u pushua hetimi i nisur ndaj Bashës

Bollino: Basha lider i djegur, nuk mund të kthehet në krye të PD! Gjekmarkaj: Ai nuk ka prespektivë lidershipi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In