• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Huffington Post për takimin Rama-Merkel: Gjermani-Shqipëri të bashkuara nëpërmjet marrëdhënieve të ngushta

by A R
30/11/2016 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e Kryeministrit Edi Rama dhe takimi i tij me kancelaren gjermane Angela Merkel, u përcoll me mjaft interes si nga mediat kombëtare ashtu edhe nga mediat ndërkombëtare.

Redaksia e Lexo.al  botoi sot shkrimin e publikuar nga Martin Patzelt (CDU), ish-Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit me titull: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Ndërkohë që vëmendje të rëndësishme takimit Rama-Merkel i ka dhënë edhe prestigjozja “The Huffington Post”. Është Christian Zimmermann, bashkëeditor i “Spotlight për të Drejtat e Njeriut”, me artikullin e tij “Gjermania dhe Shqipëria, të bashkuara nëpërmjet marrëdhënieve të ngushta miqësore“.

Nga Christian Zimmermann, Bashkëpublikues i “Spotlight Menschenrechte”

Vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama te Kancelarja Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Merkel priti më datë 28.11 në zyrën e Kancelarisë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Më pas ai u takua me Presidentin e Bundestagut gjerman Lammert, i cili para pak kohësh kishte vizituar personalisht Shqipërinë. Në takimin e përbashkët, fokus i bashkëbisedimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si dhe situata aktuale e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE). Pas përmbylljes me sukses së reformës në drejtësi, çelës për hapjen e negociatave me BE, Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shpreson për një përshpejtim të pranimit në Bashkimin Evropian. Atmosfera në vend është e mirë dhe Kryeministri Edi Rama ka kontribuar në mënyrë domethënëse për këtë arritje. Situata politike në vendin e vogël ballkanik është stabilizuar dukshëm që prej zgjedhjes së tij si Kryeministër. Forcat politike të vendit punojnë në një drejtim dhe dëshirojnë pranimin e vendit në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Një vizitor e shikon Shqipërinë si një vend ku zotëron një shpirt optimizmi dhe për investorët Shqipëria është një fushë e madhe suksesi me mundësi shumë premtuese.

Kancelarja Merkel çmoi në veçanti përpjekjet për reforma dhe premtoi më shumë ndihmë nga pala gjermane dhe Know-How (dijeni) nëpërmjet Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik (BMZ). Madje prej tani do të mbështeten me rreth 10-15 milionë euro në vit më shumë projekte rajonale të qëndrueshme në sistemin e pastrimit të ujërave. Një rritje e dukshme e kësaj mbështetje do të ishte e ndihmës. Merkel dëshiron të shikojë mundësi të ndryshme me Ramën se çfarë mund të përmirësohet në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve.

Shqipëria ka nevojë për një rrjet të ujit të pijshëm funksionues dhe të qëndrueshëm, për rrjete të trafikut rrugor, për një bujqësi të qëndrueshme, si p.sh. vreshtari profesionale, për një turizëm në kompakt me mbrojtjen e mjedisit dhe për një shërbim shëndetsor gjithëpërshirës. Arsimimi i shqiptarëve për këto fusha ofrohet nga universitete privatë dhe publike. Gjermanët mund të japin ekspertizën e tyre madje dhe në këtë fushë, në veçanti në fushën e arsimit dual, duke investuar dhe duke transformuar dijen gjermane. E rëndësishme mbetet që vala e azilantëve shqiptarë të ndalojë dhe brezit të ri t’u jepet shpresë për të qenë pjesë e zhvillimit të vendit të tyre, ku për momentin produkti social bruto dhe të ardhurat janë të ulëta. Me siguri, programe evropiane partneriteti do të ishin të nevojshme dhe do të mund të ndihmonin për të gjetur një balancë në vend.

Dhe me siguri anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një hap kyç. Lidhur me këtë Kancelarja gjermane tha: „Ne konstatojmë, që Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë bazike në vitet e fundit dhe që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren reforma“. Kryeministri shqiptar Rama e falënderoi Kancelaren për kontributin gjerman në mbështetjen e vendit të tij dhe konfirmoi që Shqipëria do të vazhdojë më tej të punojë dhe nuk do të pushojë në atë që ka arritur. Për më tepër shtoi ai, të gjitha dyert janë të hapura për investorët e të gjitha fushave. Vendi është i orientuar qartë drejt vlerave perëndimore dhe stabilitetit juridik në vend.

Gjatë vizitës sime në Shqipëri në shtator si pjesë e një delegacioni nën drejtimin e ish-Presidentes së Bundestagut Gjerman, Prof. Rita Süssmuth dhe Otto Bernhardt, si dhe të deputetes së Bundestagut Gjerman Kordula Kovac unë e përjetova vetë dëshirën për modernizim dhe të qenit të hapur të përfaqësuesve të shtetit. Kryetari i Parlamentit, Ilir Rexhep Meta, foli hapur dhe vuri theksin në dëshirën serioze për të implementuar në praktikë reformën e sapomiratuar në drejtësi. Natyrisht që proçesi i tranformimit në Shqipëri pas disa dekadash izolimi politik dhe një fillimi të ri pas rënies së komunizmit është i i vështirë dhe duhet të shoqërohet me pak durim.

Edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani i bëri apel qeverisë gjermane dhe kërkoi mirëkuptim për problemet, por gjithashtu dhe për shancet e mëdhaja të modernizimit të një shtetti të vogël, që e sheh veten si pjesë e Evropës.

rama-merkel

Vendi i 60 % myslimanëve, të krishterëve dhe ateistëve dëshmon që fetë mund të jetojnë në paqe me njëra-tjetrën dhe japin kështu një shembull të shkëlqyer për Evropën dhe Ballkanin vetë. Mikëpritja dhe gatishmëria e shqiptarëve për të ndihmuar miqtë dhe investitorët, por edhe për refugjatë që kërkojnë ndihmë është legjendare. Mijëra hebrenj gjetën mbrojtje në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe madje dhe pas 1945 Shqipëria u dha mbrojtje shumë njerëzve të përndjekur politikisht nga Azia apo Lindja e Mesme, dhe pse Shqipëria vetë kishte akoma nevojë për ndihmë. Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës dhe ka nevojë për mbështetje, në çdo aspekt. Megjithatë vendi akoma pranon refugjatë, siç ndodhi në 2015-2016 me rreth 3000 disidentë iranianë, që prej vitesh mbaheshin të burgosur në Bagdad. Kjo ndihmë e madhe humanitare nuk është e vetëkuptueshme, por dëshmon mikëpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve. Kjo ndihmë është një vlerë e madhe civilizimi me kuptim të papërshkrueshëm, në një kohë, ku pjesa më e madhe e shteteve Evropiane praktikojnë izolimin.

Ky është gjithashtu dhe rezultati i një rifillimi të ri demokratik me një sistem shumë-partiak dhe me zgjedhje funksionale prej vitit 1991, ku Gjermania që prej kësaj kohe është vend mbështetës dhe një nga investorët kryesorë në vend.

Shqipëria ka vetëm 2,8 Milionë banorë dhe kryeqyteti i vendit Tirana është rritur gati trefish në vitet pas rënies së komunizimit, dhe ka rreth 600.000 banorë. Infrastruktura çalon dhe nuk mund të përballohet e vetme nga vendi i vogël ballkanik, që ka nevojë për investitorë, durim dhe besim. Dhe drejtuesit e shtetit, të rinj dhe të hapur drejt botës, i meritojnë këto vlera në advancë. Vetë Edi Rama është dëshmi, ai përpara se të vishte petkun e qeveritarit ishte një artist i njohur, që edhe sot së bashku me ekspozuesin e tij Michael Schulz ka bërë disa ekspozita në Berlin dhe është gjithashtu i pranishëm ndërkombëtarisht./Lexo.al/

Next Post
VIDEO/ Djali i Zidane debuton me ekipin e parë të Real Madrid me një supergol

VIDEO/ Djali i Zidane debuton me ekipin e parë të Real Madrid me një supergol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In