• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Artikulli i Huffington Post: “Lista e orëve” të ambasadorit Donald Lu

by A R
22/12/2015 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i njohur Fron Nahzi, në një shkrim në “HuffPost”, thotë se Uashingtoni duket i vendosur për të zgjidhur çështjen e korrupsionit në Shqipëri. Sipas tij, shqiptarët mendojnë se fajtorë janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por sipas tij, Edi Rama është një partner me vullnet të plotë i Uashingtonit për të luftuar korrupsionin.

 Shqipëri: Lista e orëve të ambasadorit Lu

Si një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë, ambasadori i SHBA, Donald Lu kohët e fundit në një dhomë mbushur plot gjyqtarë i ndau ata në dy grupie: “Kush janë tmerrësisht të korruptuar” dhe ata “që bëjnë punën e tyre me ndershmëri” e tha: “Nëse ju shikoni tani poshtë në dorën tuaj dhe keni një orë që kushton më shumë se makina ime, ndoshta ju jeni një gjyqtar i korruptuar”.

“Unë ju inkurajoj ta lini këtë profesion menjëherë. Pasi mund të përfundoni në burg së shpejti.”

 I frustruar me lidershipin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, SHBA ka ndryshuar politikat e saj në mbështetjen e fortë të udhëheqësve për të bërë ligje të forta, një ndryshim i mirëpritur shumë nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët që kanë qenë duke e pritur për shumë kohë.

Njëzet e pesë vjet më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker u bë zyrtari i parë i lartë i SHBA që vizitoi Shqipërinë. Baker u prit me krahë hapur nga më shumë se 300.000 shqiptarë; ata u rreshtuan në rrugë dhe puthën edhe makinën e atij që besonin se ishte shpëtimtari i tyre. Pas pesëdhjetë viteve të sundimit të ashpër komunist, shumica e shqiptarëve kishin humbur besimin tek udhëheqësit e tyre dhe kishin hedhur vështrimin nga Perëndimi, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, për të bërë një gjë që shqiptarët kurrë nuk kishin qenë në gjendje ta bënin: të zgjidhnin udhëheqësit e tyre të përgjegjshëm.

Për fat të keq, amerikanët dhe evropianët ishin më të interesuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit jugosllav sesa në mbështetjen e qeverisjes më të mirë në Shqipëri.

Për pasojë, ata panë mënyra të tjera si krijimin e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha që mori kontrollin e gjyqësorit (që ende e ka në ndikim edhe sot), dhe median e pavarur, pushoi nga puna profesorët bazuar mbi besnikërinë e tyre politike dhe përdorte mundësitë për një foto me liderët perëndimorë si provë e mbështetjes së Perëndimit ndaj tyre.

Gjatë 25 viteve të shkuara, pushteti është spostuar mes dy partive të mëdha në vend, Socialistëve dhe Demokratëve, kurse parlamenti është bërë një shpellë hajdutësh.

Amerikanët dhe europianët kanë bërë thirrje vazhdimisht për qeveritë që të luftojnë korrupsionin dhe nepotizimin.

Çdo qeveri e ka injoruar këtë thirrje.

Shumë zyrtarë të zgjedhur e nisin punën me apartamente modeste dhe dalin prej andej me vila luksoze dhe ora Cartier e Gucci.

Por si u bë Shqipëria një kleptokraci? Disa të huaj fajësojnë dështimin e shoqërisë civile dhe medias për të mbajtur zyrtarët të përgjegjshëm.

Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe europianë se kanë mbështetur zyrtarët e korruptuar. Një lider i korruptuar është një kundërshtar fantastik; një lider i korruptuar, por i mbështetur nga fuqitë perëndimore, është një Goliath.

Shqiptarët drejtojnë gishtin nga Sali Berisha, i cili prej shumë vitesh ishte djali i preferuar i SHBA dhe Europës.

Po ashtu ata drejtojnë gishtin tek Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI, partner në qeverisje i PS, i cili kur ishte në koalicion me Berishën, u kap në video duke kërkuar ryshfet.

Jo më, thotë ambasadori Lu. Korrupsioni nuk do tolerohet, të paktën jo nga Shtetet e Bashkaura, që kanë ndaluar zyrtarët e korruptuar që të marrin vizë për në SHBA.

Lu dhe BE kanë shtyrë qeverinë dhe opozitën të miratojnë një ligj që u ndalon individëve me rekorde kriminale të marrin poste publike.

Së bashku me partnerët europianë, tani duan të zgjidhin sfidën më të madhe të Shqipërisë: depolitizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Reforma e propozuar kufizon rolin e politikës në caktimin e gjyqtarëve, detyron gjyqtarët të tregojnë burimin e pasurisë dhe forcon pushtetin e kryeprokurorit për të hetuar dhe paditur gjyqtarët e korruptuar.

Ajo që e bën unike këtë ndryshim të politikës së Uashingtonit është mpërkrahja për ambasadorin që ai të mbajë të përgjegjshëm zyrtarët … publikisht.

Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, që kishin detyrën e pamundur që të punonin me një kryeministër kokëfortë si Sali Berisha, Lu ka gjetur një partner të gatshëm tek kryeministri Edi Rama.

Rama ka nisur një luftë ndaj korrupsionit duke i lejuar qytetarët që të denoncojnë online rastet e ryshfetit, ka pastruar forcën policore, po i jep fund evazionit fiskal dhe po detyron njerëzit të paguajnë faturat e energjisë.

Kur u pyet nga një gazetar se si propozon që të luftohet një fenomen kaq i përhapur dhe i ngulitur si korrupsioni, Lu tha: “Korrupsioni nuk duhet të luftohet nga ata që e kanë krijuar atë. Mos i lini politikanët të kontrollojnë iniciativën anti­korrupsion”.

Kur u pyet se kush do e bëjë betejën, Lu tha: “Ti dhe tre milionë qytetarë shqiptarë”.

25 vjet më parë, shqiptarët dolën në rrugë për të mirëpritur Baker me parrulla: “Mirësevini zoti Baker, ju kemi pritur për 50 vite”.

Nëse politika amerikane ia del të transformojë gjyqësorin shqiptar, shqiptarët mund të cicërojnë: “Ambasador Lu, të kemi pritur prej 25 mvitesh”.

*Fron Nahzi është i specializuar në çështjet ndërkombëtare. Pikëpamjet e shprehura këtu janë të tijat.

Panorama.al

Përkthyer nga Huffington Post

Next Post

ISIS thirrje Serbisë: Bashkohuni me ne kundër kësaj Europe djallëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In