• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hudhrat dhe qepët antibiotikë natyralë, ja sesi mund t’i shfrytëzoni

by A R
07/07/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura. Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët. E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë alternative ose omeopatike që përdor bimët për të kuruar sëmundjet. Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët. Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë. Hudhra përdorej edhe kur të vegjëlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato. Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.

Receta

700 ml uthull molle

85 gramë qepë e prerë në kubikë

85 gramë hudhra të grira

2 speca të freskët djegës të copëtuar

85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë

2 lugë rrepë të bardhë të grirë

2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira

Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë. Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin. E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin. Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.

Përdorimi Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë. Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë. Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë.

Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.

Efektet e përbërësve

• Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.

• Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

• Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.

• Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.

• Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.

• Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive./ AgroWeb

Next Post
UNESCO shpall Varrin e Patriarkëve objekt palestinez, tërbohet Izraeli

UNESCO shpall Varrin e Patriarkëve objekt palestinez, tërbohet Izraeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In