Veprën më të madhe të 90 viteve në Shqipëri në shëndetësinë e vendit, për nga cilësia dhe thellësia e projektit dhe kapacitetet e ka quajtur kryeministri Edi Rama, spitalin e ri të Kirurgjisë, “Frederik Shiroka”.
Në ceremoninë e mbajtur sot për hapjen e këtij spitali, Rama ka theksuar se spitali është i parametrave më bashkëkohorë.
Kreu i qeverisë deklaroi se askush nuk e ka parë situatën që ishte me pajisjet mjekësore, gërshërët që nuk prisnin, pincat që nuk kapnin dhe instrumentet që sterilizoheshin me alkool.
“Jam shokuar kur kam parë raportin mbi infeksionet postoperatore, edhe si rezultat i instrumenteve mjekësore në dispozicion“, tha Rama.
Teksa mbante fjalën, diçka është rrëzuar dhe Rama nuk ka lënë pa e komentuar mes batutash. “Si nga katundi që jam, një katund këtu afër, do t’ju sjell një varg hudhrash ti varnin te dera. Ne katunarët si i thonë nuk kina shkollë, por kina eksperiencë, hudhrat do ua sjellë nesër që mos t’ju marrin më sysh”, tha ai.
g.kosovari










