• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Huamarrja me euro, qeveria ndryshon monedhën e borxhit

by Java News
21/11/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teprica e eurove në tregun e brendshëm e ka shtyrë Ministrinë e Financave të ndryshojë strategjinë e huamarrjes për të financuar deficitin buxhetor të këtij viti. Në fund të muajit Ministria e Financave do të kërkojë 35 milionë euro borxh nga bankat apo individët vendas përmes emetimit të një obligacioni me afat maturimi dyvjeçar.

Kjo sasi borxhi është brenda kufirit të parashikuar të deficitit për këtë vit. Por MF fillimisht kishte përcaktuar që ky borxh të merrej në lekë dhe vëtëm ditët e fundit e ka kthyer planin duke vendosur ta marrë ne euro. Burime nga ky dikaster thanë për Top Channel se arsyeja e zhvendosjes së huamarrjes nga leku në monedhën euro lidhet me situatën e pazakontë të krijuar në tregun financiar vendas, ku vihet re një tepricë e madhe eurosh.

Sipas tyre, bankat dhe institucionet e tjera financiare kanë sasi të mëdha likuiditeti në monedhën europiane, të cilat kanë vështirësi ku t’i investojnë për shkak të normave të ulëta të interesit si në tregun e brendshëm, ashtu dhe në atë të huaj.

Ndërkohë që për likuditetin në lek situata është një tjetër. Së pari, rritja e depozitave në lekë ka qenë më e ulët sesa ajo në valutë. Përveç kësaj, bankat kanë patur ku ta shpenzojnë likuditetin në lekë, pasi thuajse të gjitha kreditë e reja janë dhënë në monedhën vendase, ndërsa kredia në valutë ka rënë. Kjo asimetri e likuiditetit në treg e ka shtyrë Ministrinë e Financave që të ndryshojë planet e huamarrjes dhe borxhet që ishin parashikuar të merren në lekë t’i kontraktojë në valutë.

ma.me

Next Post
Rrëshqitje dheu në zonën e kombinatit, 10 banesa drejt shembjes, banorëve u kërkohet të largohen

Rrëshqitje dheu në zonën e kombinatit, 10 banesa drejt shembjes, banorëve u kërkohet të largohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In