• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoyt Yee: Demarkacioni është i saktë, besojmë se Kuvendi do ta miratojë

by Java News
29/03/2017 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka ripërsëritur sot thirrjen e Shteteve të Bashkuara për deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta miratojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se demarkacioni është i saktë, dhe ka shprehur optimizmin e Amerikës se Kuvendi do ta miratojë Demarkacionin, raporton Gazeta Express. “Besojmë se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi është diçka që duhet të miratohet. Është e planifikuar. Është përgatitur në mënyrë shumë serioze e profesionale”, ka thënë Hoyt Yee, në një intervistë për RTK.

“Siç e dini, ekspertët e Departamentit amerikan të Shtetit e kanë bërë vlerësimin e tyre. Ka qenë edhe një komision qeveritar që po ashtu e ka shqyrtuar marrëveshjen për t’u siguruar se harta, shënimi i kufirit, është i saktë në të dy rastet. Si komisioni qeveritar, po ashtu edhe DASH, arritën në përfundim se ky ishte shënim i saktë”, është shprehur ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit.

“Shpresojmë shumë se marrëveshja për shënimin e kufirit do të miratohet nga Kuvendi. E mirëpresim faktin që Lista Srpska është kthyer dhe që ka dhënë shenja se është e gatshme ta përkrahë atë”, ka thënë Hoyt Yee.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Arsimi i Lartë, kryeministri Rama: Në Universitet, kush e meriton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In