• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hoyt Brian Yee: SHBA e angazhuar fort në Ballkan, por s’duhet ekzagjeruar me ndërhyrjen e Rusisë

by Java News
31/07/2017 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa nënpresidenti amerikan Mike Pence është në prag të vizitës në Mal të Zi ku do të mbajë bisedime me udhëheqësit e Ballkanit, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee thotë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan vazhdon të jetë i fortë.

Ky mesazh është lajm i mirë për udhëheqësit e vendeve të rajonit, mes shqetësimeve se shkurtimet e thella të parashikuara në projekt-buxhetin e Departamentit të Shtetit mund të dobësojnë rolin e Uashingtonit në këto demokraci të brishta të ekspozuara ndaj ndërhyrjes ruse. Kolegia Keida Kostreci njofton.

Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të bashkëpunojnë me Rusinë në fushat me interes të ndërsjellë si anti-terrorizmi, por kur kanë pikëpamje të kundërta…

“Shtetet e Bashkuara, do të mbrojnë interesat dhe vlerat e veta dhe të aleatëve të tyre me shumë vendosmëri. Dhe ne këtë po bëjmë”, thotë ai.

Përsa i takon Ballkanit Perëndimor, zoti Yee thotë se Uashingtoni nuk do që ta ekzagjerojë seriozitetin e ndërhyrjes së Rusisë, por mendon se është e rëndësishme të ruhet vigjilenca.

“Po marrim masa aty ku mundemi që të forcojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, përballë ndikimeve me synime keqdashëse, qoftë nga Rusia apo, burime, vende dhe faktorë të tjerë”, thotë zoti Yee.

Zyrtari i lartë veçon rastin e Malit të Zi, ku ai thotë se siç tregojnë të gjitha të dhënat, Rusia ndërhyri për të përmbysur një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë shumë të kujdesshme, duhet të ndjekin me vëmendje se ç’bën Rusia dhe edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë”, thotë ai.

Zoti Yee i referohej asaj që prokurorët në Podgoricë kanë thënë se ishte një përpjekje për grusht shteti, e mbështetur financiarisht nga Rusia, në zgedhjet e tetorit të kaluar, që sipas akuzave synonte vrasjen e Kryeministrit Milo Gjukanoviç, për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, që u realizua në qershor.

Moska është përpjekur të frenojë afrimin e vendeve të Ballkanit me institucionet Euro-Atlantike, përfshirë ndërhyrje në politikën e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e ngushta me aleatin tradicional, Serbinë që po kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian.

Zoti Yee thotë se takimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me nënpresidentin Mike Pence në Uashington dhe vizita e zotit Pence në Mal të Zi, rikonfimojnë angazhimin e administratës së re në Ballkan. Ai thotë se integrimi i rajonit në BE dhe NATO, është pa dyshim në interesin e Shteteve të Bashkuara.

“Për këtë arsye, politika amerikane ka qenë e qëndrueshme gjatë disa administrative, si demokratike ashtu edhe republikane dhe besoj se do të vazhdojë”, thotë zoti Yee.

Por, analisti Daniel Serwer dyshon se Ballkanit do t’i kushtohet vëmendje më e madhe nga administrata e Presidentit Trump.

“Ashtu si administrata e kaluar ata ia kanë lënë nënpresidentit të merret me Ballkanin, gjë që nuk është absolutisht negative, por as plotësisht pozitive. Më duket se nuk ka shumë gjasa që të rritet vëmendja, por nuk e dimë ende me siguri”, thotë zoti Serwer.

Zoti Yee thotë se sa më të përkushtuara të jenë vendet për të vënë në jetë reformat dhe të luftojnë korrupsionin, aq më pak të ekspozuara do të jenë ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Dhe një sinjal angazhimi nga Shtetet e Bashkuara, do të ketë ndikim të ndjeshëm në një rajon ku sfidat e brendshme dhe të jashtme, nuk janë zgjidhur ende./VOA

ma.me

Next Post
Artan Fuga: 11 hamendje, çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë!

Artan Fuga: 11 hamendje, çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In