• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxhaj reagon pas akuzave të Berishës ndaj Thaçit: Përçarës dhe hipokrit!

by Java News
07/05/2019 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një debat televiziv në Ora News, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, se ka bërë argatin e Serbisë, kur ka pranuar që të mbajë në dorë flamurin e ‘Serbisë së Madhe’, në tentim e sipër për të shtyrë përpara idenë për korrigjim të kufijve. Këto deklarata të Berishës janë bërë në media, në debat e sipër për akuzat dhe kundër akuzat mes shqiptarësh për tradhti. Ndaj këtyre deklarimeve të Berishës ka reaguar një zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i Thaçit gjatë kohës që ky i fundit ka drejtuar PDK’në.

Hoxhaj ka thënë se bazuar në bashkëpunimin që ka pasur me Berishën gjatë kohës që ka mbajtur pozita të ndryshme në Qeverinë e Kosovës, ka pasur vlerësim se Berisha është një njeri i parimeve dhe i të vërtetës. Megjithatë sipas tij deklarime e tij të fundit, thotë se po e rrënojnë kontributin që e ka dhënë në të kaluarën për Kosovën.

“Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontributin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij zyrtar.

Hoxhaj thotë se Berisha po mundohet që të bartë politikën ditore të Shqipërisë edhe në Kosovë, duke caktuar me një mendësi totalitare se kush është tradhtar e kush hero.

“Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero”, është shprehur zyrtari i lartë i PDK’së.

Në fund Hoxhaj thotë se për konsolidimin e Kosovës dhe Shqëipërisë, duhet një bashkëpunim ndërshqitparë.

“Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar”, ka përfunduar Enver Hoxhaj.

Berisha në këtë emision ndër të tjera ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve është një ide e vjetër serbe, të cilën dështuan ta realizojnë treshja Rama-Thaçi-Vuçiq. Sipas Berishes, ideja për copëtimin e Kosovës është varrosur në Berlin, në Samitin e ftuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.

 

/a.meta

Next Post
Dyshimet për korrupsion, Krimet e Rënda do të rihetojnë ARMO-n

Hidrokarburet, pas "SHELL" vinë në Shqipëri edhe amerikanët e “Cox Operating”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In