• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha thirrje të rinjve që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë: Janë caktuar 150 kuota të reja për pranim

by A R
24/06/2025 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një vizite në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që përfundojnë maturën të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle të rëndësishme të formimit profesional të Policisë së Shtetit.

I shoqëruar nga Rektori i Akademisë, Ilirjan Mandro, ministri Hoxha u njoh nga afër me përgatitjet për vitin e ri akademik dhe me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të rinj. Ai theksoi se Akademia e Sigurisë është tashmë një institucion i akredituar në sistemin e arsimit të lartë dhe ofron një formim bashkëkohor, të përputhshëm me standardet europiane të sigurisë publike.

“Jemi në zemrën e formimit të Policisë së Shtetit dhe dua t’i bëj një thirrje të gjithë maturantëve që kërkojnë një rrugë profesionale me mision, dinjitet dhe përkushtim – rruga për t’u bërë punonjës policie. Akademia e Sigurisë nuk është vetëm një shkollë, por një derë që hapet drejt një karriere të qëndrueshme në shërbim të vendit,” u shpreh ministri.

Ai bëri me dije se këtë vit janë caktuar 150 kuota pranimi, të cilat do të plotësohen nëpërmjet një procesi të hapur dhe konkurrues.

“Ftoj të gjithë të rinjtë që kanë idealin e shërbimit publik dhe dëshirën për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet, të zgjedhin Akademinë e Sigurisë dhe të aplikojnë me besim,” tha Hoxha.

Ministri ndau edhe një mesazh personal, duke kujtuar se edhe ai vetë ka nisur rrugëtimin në Policinë e Shtetit nga kjo akademi. “Të jesh pjesë e Policisë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Brenda këtyre mureve unë mora njohuritë e para dhe ndërtova besimin se përmes punës së përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.”

Në përfundim, ai garantoi se të gjithë të rinjtë që zgjedhin këtë rrugë do të kenë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Brendshme për një formim të denjë dhe për një karrierë të ndershme në shërbim të qytetarëve.

Next Post
SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In