Pasi vetë Donjeta Kasumi – Kallashi pranoi se ka vizituar vendi e shenjtë të myslimanëve apo Qaben, i mënjehershëm ka qenë reagimi i imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Hoxha kontravers ka thënë që i vjen mirë që një vajzë arrin të bëjë një kapërcim nga Cobra City, një vend plot djaj që kërcejnë, në një vend melekesh ku djalli gjuhet me gurë, siç është Meka, konkretisht Qabja.
Poashtu, Krasniqi ka thënë se Kallashi është vajzë me fat, meqë ndonëse vizitoi Qaben i shpëtoi çfarëdo vinçi të mundshëm që do të mund ta mbyste. Si dhe, sipas Krasniqit, kjo vajzë ka siguruar xhenetin.
Nuk dihet nëse pas kthimit nga Qabja, Kallashi do të i kthehet vallëzimit, apo do të takohet me Shefqet Krasniqin dhe t’i bashkohet partisë së Gëzim Kelmendit – Fjala. (10minuta.com)










