• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Hoxha pret ambasadorin e ri të Italisë: Përkushtim i plotë për të thelluar partneritetin strategjik

by S T
18/02/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u takua sot me ambasadorin e ri të Italisë Marco Alberti.

Hoxha shkroi në rrjetet sociale se zhvilloi një bisedë shumë të mirë me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrë.

Ministri nënvizoi më tej se “bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe konstatuam përkushtimin e plotë të palëve për të thelluar partneritetin strategjik”.

“Shqipëria mbetet e gatshme për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me Italinë mike, në fushat me interes të ndërsjellë, fokusuar në çështje të sigurisë”, theksoi Hoxha.

Hoxha shtoi më tej se me ambasadorin foli për forcimin e luftës kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, përmes strukturave të përbashkëta hetimore dhe analizës së informacionit kriminal.

“Shpreha edhe njëherë falënderime për mbështetjen e ofruar nga pala italiane në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, përmes dhurimit pak ditë më parë, të dy anijeve për Policinë tonë Kufitare, për monitorimin e hapësirës detare”, e përmbyll Hoxha postimin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Next Post
Babai legjendë e Italisë, i biri “tradhton” axurët për kombëtaren e Çekisë

Babai legjendë e Italisë, i biri “tradhton” axurët për kombëtaren e Çekisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com