• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

by E B
16/05/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është shprehur se po punohet për hartimin e një Strategjie Kombëtare të Diasporës 2026-2030, sëbashku me planin përkatës të veprimit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Hoxha tha kjo strategji mund të krijohet vetëm përmes bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit dhe faktorit shqiptar kudo në botë, teksa shtoi se javën e kaluar kishte zhvilluar një takim me grupin ndërinstitucional të punës.

Hoxha lajmëroi gjithashtu se në javët në vijim, dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës do të bëhet publik për ‘konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë.’

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Samiti i IV-të i #Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i #Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit.

Pikërisht në kuadër të këtyre përpjekjeve shumëplanëshe, dhe në përputhje me sugjerimet e rekomandimet e paraqitura gjatë dhe pas Samitit, të cilat po reflektohen në projektin përfundimtar të Strategjisë, javën e kaluar zhvilluam një takim të frytshëm me Grupin #Ndërinstitucional të Punës.

Diskutime të tilla marrin vlerë reale kur zhvillohen, sikurse po bëjmë, së bashku me grupet e ndryshme të interesit dhe orientohen drejt objektivave konkrete: promovimit të #investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të #gjuhës, kulturës dhe #identitetit kombëtar, si edhe forcimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi do të mund të krijojmë mekanizma efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të Shqipërisë.

Në javët në vijim, dokumenti do të bëhet publik për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Kontributi i gjithkujt është i mirëpritur.

Pasi vetëm të gjithë së bashku, në atdhe dhe në Diasporë, si dhe në bashkëpunim edhe me partnerët tanë #ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces, mund të ndërtojmë një Strategji që përcakton, në një nivel më ambicioz, drejtimet kryesore të bashkëpunimit me diasporën shqiptare në planin institucional, ekonomik dhe social, edhe në shërbim të objektivit tonë madhor kombëtar, antarësimi në #BashkiminEvropian.

Next Post
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com