• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

by A R
30/08/2026 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se vetëm gjatë periudhës 2017– 2026, janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Sipas tij, janë plot 4 milionë e 300 mijë legalizime të administruara nga viti 2019 deri në qershor 2026 dhe mbi 203 mijë aplikime e-Visa që prej vitit 2021.

Angazhimi ynë, – shtoi Ministri i Jashtëm, – është ta përmirësojmë dhe mbi të gjitha të thjeshtojmë praktikat, duke e sjellë shërbimin sa më pranë qytetarit.

“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili, nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme. Qytetari të mos jetë jetë vetëm përfitues i shërbimit, por edhe vlerësues i tij. Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”, tha Hoxha.

Ministri njofton se shumë shpejt do të krijohet Prania Diplomatike Virtuale – një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore për këdo, në ato vende ku nuk kemi përfaqësim fizik.

“Me një fjalë, duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon tek shteti, tek ajo ku shteti shkon edhe është gjithnjë pranë qytetarit”, përfundoi Hoxha.

Drejtoresha e Çështjeve Konsullore në MEPJ, Irida Laçi, shtoi se “aktualisht ofrohen online 32 shërbime në total, 22 prej të cilave nuk kërkojnë detyrimisht prani fizike, dhe aty ku natyra e shërbimit e lejon, dokumenti mund të dërgohet me postë”.

Next Post
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

Comments 2

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Tani mbase 13 vitesh kujtohet k/hajduti,perseri mendon se do e kaloje kyte situate me rrena mashtrime.Deri tani e konsiderone veten si poshtrues i popullit e vendit,mbasi shqiptaret i konsideronte si kafshe,ose mendonte se i gjithe populli jane vasalet e tije.Ky pis pisit qe ka vese,eshte i pa ndreqeshem per gjthe jeten e tije barbare,ndaje shqiperise e shqiptarve.Prandaj eshte i urryer nga mbare populli,dhe kerkojne largimin e tije,me cdo kushte,e mira eshte si komuniste i ndyre,te japin dorheqjen.Mose ta detyrojne popullin ta nxjerrin lakuriqe me dhune nga k/minstria,qe ka zaptuar pa derjtesishte.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 months ago

    Ky eshte nji bythe lepires i k/hajdutit,me emrin minister i jashtem,nuke meriton kyt post ky njeri i pa shtyll kurrizore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com