• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

by A R
03/07/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se administrata publike shqiptare ndodhet në një proces të thellë transformimi, si pjesë e përgatitjeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me temë “Shërbimi Publik për një Shqipëri Europiane”, Hoxha theksoi se forca e një shteti lidhet ngushtë me cilësinë e administratës së tij, duke nënvizuar rëndësinë e një shërbimi civil profesional, me integritet dhe të bazuar në meritë.

“Në zemër të këtij procesit transformativ të zhvillimit qëndron një e vërtetë e thjeshtë: një shtet është aq i fortë dhe i përgjegjshëm sa është funksionale dhe e aftë administrata e tij. Vetëm një administratë profesionale, me integritet dhe e qëndrueshme, mund të garantojë zbatimin e reformave, shërbimin cilësor ndaj publikut dhe realizimin e objektivave strategjikë të vendit. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në modernizimin e administratës publike, duke ndërtuar një sistem gjithnjë e më të bazuar në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Megjithatë, ky nuk është një proces me një pikë mbërritjeje. Përkundrazi, ai bëhet edhe më kërkues ndërsa avancojmë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ministri Hoxha.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE është proces që ndërtohet hap pas hapi, përmes vullnetit politik, përmes institucioneve të forta, por edhe praktikave të mira administrative dhe, mbi të gjitha, përmes njerëzve që punojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

“Prandaj, sot mund të themi me bindje se administrata publike shqiptare është në një proces të thellë transformimi evropian. Gjatë procesit të negociatave është krijuar një brez i ri nëpunësish publikë me ekspertizë të specializuar mbi acquis communautaire, metodologjinë e zgjerimit dhe koordinimin ndërinstitucional. Ky kapital njerëzor përfaqëson sot me një nga asetet më të çmuara të shtetit shqiptar. Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë për skuadrën e tyre evropiane, për ekipin negociator dhe për administratën që ka dëshmuar se zotëron jo vetëm kapacitetet profesionale, por edhe besueshmërinë për të çuar përpara një proces kaq kompleks dhe vendimtar për të ardhmen e vendit”, u shpreh ministri.

Hoxha nënvizoi më tej se ndërsa i afrohemi anëtarësimit, administrata jonë duhet të punojë çdo ditë me mendësinë e një administrate të një shteti anëtar dhe kjo do të thotë më shumë profesionalizëm, më shumë përgjegjësi dhe një kulturë institucionale që kupton se nesër do të kemi detyrën të mbrojmë jo vetëm interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe interesin e përbashkët evropian, si pjesë e procesit të vendimmarrjes në Bashkimin Evropian.

“Kjo kërkon edhe një evolucion të vazhdueshëm të mënyrës se si funksionon administrata jonë: metoda pune më bashkëpunuese dhe më ndërvepruese, institucione që ndajnë ekspertizën dhe përgjegjësinë, si dhe një sistem rekrutimi dhe zhvillimi në karrierë gjithnjë e më të bazuar në meritë. Vlerësimi i performancës duhet të mbështetet në kritere objektive dhe të matshme, ndërsa puna dhe përkushtimi i nëpunësve publikë duhet të marrin edhe vlerësimin dhe mirënjohjen që meritojnë nga shoqëria. Një administratë moderne nuk ndërtohet vetëm për ditën e anëtarësimit. Ajo ndërtohet që sot, me standardet, kulturën dhe përgjegjësinë e një vendi që e sheh veten jo vetëm në prag të Bashkimit Evropian, por tashmë pjesë të hapësirës së tij institucionale dhe të vlerave që ai përfaqëson”, deklaroi Ministri.

Në këtë kuadër, sipas tij edhe shërbimi konsullor, si pjesë integrale e shërbimit publik, do të vazhdojë të transformohet, të përmirësohet, në përputhje me standardet më të mira evropiane, për të garantuar në çdo kohë shërbime më cilësore, më të shpejta, më efikase dhe sa më pranë qytetarëve. Hoxha tha se njëkohësisht, ai do të forcojë më tej përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

Next Post
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com