Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, thekson se do të vijojë sërish takimet e nivelit të lartë në Bruksel.
Të hënën Hoti ka bërë me dije se do të takohet me palën serbe, që të diskutohet për marrëveshjen politike përfundimtare për njohje reciproke.
Ky takim vjen fill pas atij të SHBA, ku u arrit marrëveshja politike dhe ekonomike por që nuk përfshiu njohjen reciproke.
Por më tej, të martën Hoti thotë se do të vizitojë po në Bruksel selinë e NATO-s, ku do të takohet me Sekretarin Jens Stoltenberg. Ai shton se Kosova është e bekuar me miqtë e saj si në Europë dhe në SHBA.
Statusi nga Avdullah Hoti
Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.
/e.rr











