• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hoteli luksoz “Santa Quaranta”, ja sa është vlera nëse konfiskohet nga shteti

by Java News
02/03/2018 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Financave ka publikuar vlerën e hotelit luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë, në rast se ky i fundit do të nxirrej në ankand për t’u shitur.

Hoteli, i cili konsiderohet si një pronë e Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u vu nën sekuestrim përpara disa muajsh me urdhër të Gjykatës, megjithatë ai vazhdon të ushtrojë aktivitet të rregullt, pasi ligji nuk e ndalon një gjë të tillë.

Vetëm në rast se hoteli do të konfiskohet përfundimisht me urdhër të gjykatës me akuzat si pasuri e vënë me para të buruara nga trafiku i drogës ose veprimtari të tjera të paligjshme, objekti më pas mund të nxirret në ankand dhe të blihet nga ofertuesit e mundshëm.

Vlera paraprake që ka përllogaritur agjencia për këtë objekt është 336 666 029 lekë të reja.

Në përshkrimin e pasurisë, thuhet se “Pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë”.

 

Next Post
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

Greqi/ Kreditorët ndezin dritën e gjelbër për huanë 5,7 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com