• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hotelet në Spanjë dhe Portugali, luftë për staf! Pronarët po marrin njerëz pa përvojë

by A R
10/07/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zinxhirët kryesorë të hoteleve evropiane po punësojnë punëtorë pa përvojë, pasi drejtuesit pranojnë se një pjesë e madhe e punëtorëve janë larguar qëkur Covid-19 shpërtheu.

Mijëra punëtorë u larguan kur udhëtimet ndërkombëtare u mbyllën gjatë pandemisë Covid-19. Shumë zgjodhën të mos ktheheshin, duke gjetur punë më mirë diku tjetër, duke i lënë hotelierët të përballen me një mungesë të theksuar të stafit. Në Portugali tanimë shërbimet hoteliere po afrojnë njerëzit që nuk kanë punuar më parë në industri.

Punonjësve të rinj që kryesisht janë studentë nga Afrika e Veriut u jepen gjashtë orë trajnim që të mësojnë punën në hotel. Mungesa e stafit është veçanërisht në Spanjë dhe Portugali, ku turizmi përbënte përkatësisht 13% dhe 15% të prodhimit ekonomik përpara pandemisë. Hotelierët atje ofrojnë paga më të larta, akomodim falas dhe përfitime si bonuse dhe sigurime shëndetësore.

“Mendoj se kjo është një e keqe që i prek të gjithë. Pasi të gjithë po e ndjejmë shumë mungesën e stafit të kualifikuar  sepse ndonjëherë për 20 apo 30 Euro shtesë kalojnë në një kompani tjetër dhe kjo ka kosto dhe çon në shumë probleme operative”, shprehet përfaqësuesi i një hoteli.

Hotelet në Portugalinë jugore të famshëm për fushat e golfit dhe plazhet me rërë të bardhë, janë tashmë 60-80% plot për muajt e pikut për Korrikun dhe Gushtin, sipas Shoqatës së Hoteleve të Portugalisë

“Nuk ka të bëjë vetëm me çmimet dhe pagat. Punëtorët po punojnë shumë më tepër për shkak të mungesës së personelit, kështu që hoteli duhet të punojë me orare të gjatë dhe puna është më e vështirë për punëtorët në biznesin e hoteleve , veçanërisht gjatë verës”.

Punëtorët dhe drejtuesit e sindikatave fajësojnë orët e gjata të punës, pagat e ulëta dhe kontratat e përkohshme, duke detyruar shumë të gjejnë punë diku tjetër. Disa u zhvendosën në ndërtim dhe bujqësi. Të tjerë preferuan punën nga shtëpia. Spanja ka shkallën e dytë më të lartë të papunësisë së të rinjve në Evropë pas Greqisë, sipas të dhënave të Eurostat, me 29% të njerëzve nën 25 vjeç pa punë. Në Portugali, rreth 20% e atyre të moshës 16-24 vjeç janë të papunë.

“Ka një krizë të kamarierëve kjo për shkak të pagave të ulëta dhe orët e gjata. Por unë mendoj se kjo është një krizë strukturore e ekonomisë dhe punës në Spanjë. Jo vetëm në sektorin e mikpritjes, dhe nëse vazhdojmë të mungojnë kamarierët, ajo që do të ndodhë në të ardhmen është që nuk do të ketë bare”, shprehet pronarja e një restoranti.

Sipas shoqatave kombëtare të mikpritjes, industria e hotelierisë në Spanjë ka 200,000 punëtorë dhe hotelet portugeze kanë nevojë për të paktën 15,000 njerëz më shumë për të përmbushur kërkesën në rritje.

“Nëse nuk ka punëtorë në dispozicion, nëse nuk mund të rekrutojmë, do të duhet të shkurtojmë shërbimet, të shkurtojmë disponueshmërinë tonë për të punuar dhe kjo është për të ardhur keq. Është kaq dramatike për një industri që nuk ka pasur të ardhura për dy vitet e fundit”, thotë drejtori i operacionit në PHC Hotel, Miguel Andrade.

Në Spanjë, baret dhe restorantet rritën pagat e punëtorëve me gati 60% në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare. Por industria e turizmit është ende sektori që paguan punonjësit më pak, rreth 1,150 Euro në muaj.

Në Portugalinë fqinje, pagat për punonjësit e mikpritjes pritet të rriten me 7% këtë vit, sipas një sondazhi nga banka qendrore dhe Instituti Kombëtar i Statistikave, por paga mesatare në këtë sektor është 881 Euro në muaj. Industria e turizmit në Spanjë dhe Portugali është shumë e varur nga punëtorët migrantë dhe për shkak të COVID nuk janë kthyer ende.

/a.r

Next Post
Nga armiq dhe tradhëtarë të Berishës në aleatë e bashkëpunëtorë? Kur dashuria e urrejtja kthehet në parodi!

Nga armiq dhe tradhëtarë të Berishës në aleatë e bashkëpunëtorë? Kur dashuria e urrejtja kthehet në parodi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com