• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Hotelet janë 100% të rezervuar”, Juglindja, destinacioni i preferuar për të kaluar festat

by A M
15/12/2024 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Korçë e Pogradec operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara ne qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

Anila Kapurani, administratore e njërit prej hoteleve masive në qytetin e Korçës bën të ditur se të dyja datat e rëndësishme janë të rezervuara 100%.

“Është bërë traditë shumëvjeçare që Krishtlindje dhe Viti i Ri, Korça është full e rezervuar. Le ta themi, është kryeqendra e festave të fundvitit. Rezervimet fillojnë shumë herët, në fillim nëntori ne nxjerrim paketat e fundvitit dhe në mes të muajit dhjetor jemi full.”

Pogradeci po ashtu ka shënuar rritje kërkesash edhe për këtë vit, vendas, të huaj por edhe të rinj.

“Kërkesat janë të lartë. Në vitet e fundit gjithmonë e më shumë janë në rritje interesimi për të kaluar festat në qytetin e Pogradecit dhe themi se për punë ditësh janë të mbyllura të gjitha rezervimet me kapacitet të plotë. Është një miks. Dominojnë turistët vendas, por shohim një interesim në rritje edhe nga turistët e huaj, që përveç sezonit veror duan të vijnë edhe në këto prag festash për të vizituar qytetin e Pogradecit”, tha për A2 CNN Krios Hymeti, administratori i një hoteli në Pogradec.

Fshatrat turistikë janë po ashtu zgjedhje e parë për këdo në këto festa. Boboshtica vijon të mbetet një nga fshatrat me të kërkuar. Olsi Melko tha se Boboshtica jo vetëm ka shtuar tavernat por dy vitet e fundit edhe kapacitetet akomoduese.

“Unë çdo fundvit, Boboshtica si dhe gjithë pjesa e Korçës janë zonat më të preferuara për festat e fundvitit. Mikpritja, natyra, ambientet, lokalet tona, zbukurimet e bukura, vatrat pranë zjarrit. Festat e fundvitit këto bukurira kanë. Një vatër e zbukuruar me motivet e Krishtlindjes”, tha për A2 CNN, Olsi Melko.

Të rezervuara për festat janë dhe hotelet e fshatrave turistikë Voskopojë e Dardhë, Lin e Tushemisht në Pogradec, ashtu si edhe Kolonja e Leskoviku kanë pasur kërkesë të lartë për këtë vit. /a.m.

Next Post
Meshkujt shqiptarë lëvizin me makina, transporti publik përdoret nga femrat dhe të moshuarit

Meshkujt shqiptarë lëvizin me makina, transporti publik përdoret nga femrat dhe të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In