• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hotelet e skuadrave në Euro 2016, Shqipëria më shtrenjtë se Italia

by Aalison Pearse Stevens
02/06/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushte ideale akomodimi, për një paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2016. 24 skuadrat finaliste të evropianit kanë zgjedhur të gjitha hotele luksozë dhe me infrastrukturë stërvitjeje. Daily Mail ka prezantuar të gjithë hotelet dhe çmimin për secilin për një natë, për person. Hotel L’Agapa, ku do të akomodohen kuqezinjtë kushton 190 sterlina nata, më shtrenjtë se hotelet ku do të qëndrojë Italia apo Zvicra.

Franca nuk paguan për strehimin, pasi skuadra do të akomodohet në qendrën stërvitore të kombëtares në Claire Fontaine, ndërsa hotelin më të shtrenjtë e ka Anglia, gjë që nuk befason, 500 sterlina nata.

Shqipëria

hoteli shqhoteli shqiperiahoteli shqiperia ne france

FSHF ka zgjedhur hotelin me pesë yje L’Agapa në Perros Guirec. Hoteli ka 45 dhoma duke përfshirë edhe dy dhoma superior që shoqërohen me një tarracë. Çmimi: £190

AustriaaustriaAustria do të qëndrojë në Le Moulin des Vernegues in Mallemort. Hoteli ka 97 dhoma me shërbime luksoze me një pamje fantastike por edhe me një fushë golfi. Çmimi: £143

Belgjika

belgjika

Ekipi belg do të qëndrojë në Golf du Medoc Hotel and Spa. Çmimi: £118

Kroacia

kroacia

Kombëtarja kroate ka zgjedhur një vend superluksoz. Hoteli Golf Barriere ofron një eksperiencë të jashtëzakonshme luksi. Ka 159 dhoma. Çmimi: £207

Republika Çeke

cekia

Ekipi çek ka zgjedhur Clarion Hotel Chateau Belmont që ka 65 dhoma moderne. Çmimi: £118

Anglia

anglia

Anglia ka zgjedhur ndër më luksozët hotele në Francë, në një zonë afër Parisit. Auberge du Jeu Paume Hotel ka 92 dhoma dhe përshkruhet si “tërësisht francez”. Çmimi: 500 sterlina.

Franca

franca

Claire Fontaine, qendra stërvitore e Federatës.

Gjermania

gjermania

Ekipi gjerman ka zgjedhur hotelin Evian Les Bains, me 80 dhoma dhe 11 salla konferencash. Çmimi: 400 sterlina.

Hungaria

hungaria

Kombëtarja hungareze e ka lëshuar dorën fare. Do të qendrojë në hotelin Terre Blanche Hotel Spa Golf me 114 dhoma. Çmimi: 469 sterlina.

Islanda

islanda

Ekipi ka zgjedhur Les Tresoms Lake and spa resort, me 52 dhoma unike dhe dy restorante. Çmimi: 258 sterlina

Italia

italia

Italia duket se nuk ka shpenzuar shumë për qëndrimin në hotel luksoz në Euro 2016. Janë vendosur në Hotel Courtyard by Mariott Montpellier, një hotel me 123 dhoma. Çmimi: 106 sterlina.

Irlanda e Veriut

irlanda veri

Ekipi që do të luajë finalet e para të mëdha në 30 vjet do të qëndrojë në hotelin me katër yje Chateau de Pizay. Çmimi: £212

Polonia

polonia

Ekipi polka ka zgjedhur hotelin Hermitage Barriere me 184 dhoma dhe 16 suita. Çmimi: £150

Portugalia

portugalia

Një nga yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe ekipi I tij portugez do të vendosen në një hotel me 79 dhoma dhe me pesë yje, por duket se do të kenë trajtim falas në Centre National de Rugby – Domaine de Bellejame. Çmimi: FALAS

Republika e Irlandës

irlanda

Ekipi do të qëndrojë në  Trianon Palace Versailles me 199 dhoma. Çmimi: £211

Rumania

rumania

Ekipi rumun me të cilin do të ndeshet edhe Shqipëria do të qëndrojë në hotelin me pesë yje Tiara Chateau Hotel Mont Royal dhe është vetëm 35 minuta larg parisit. Çmimi: 274 sterlina

Rusia

rusia

Ekipi i Rusisë do të jetë i vendosur jashtë Parisit në një hotel luksoz me 110 dhoma në Hotel Renaissance Hippodrome Saint Cloud. Çmimi: 246 sterlina

Sllovakia

sllovakia

Ekipi slovak do të qëndrojë në Vichy Spa Hotel Les Celestins një hotel me 131 dhoma. Çmimi: 153 sterlina.

Spanja

spanja

Spanja ka zgjedhur Hotel Atalante Relais Thalasso and Spa një hotel me 94 dhoma. Çmimi: 193 sterlina

Suedia

suedia

Ekipi suedez do të qëndrojë në Saint Nazaire Prinichet madje flitet se edhe Ibrahimoviç nuk ka qenë dakord për këtë zgjedhje. Çmimi: 180 sterlina.

Zvicra

zvicra

Ekipi i Zvicrës, me të cilin Shqipëria do të ketë përballjen e parë në këtë 11 qershor është edhe më i persekutuari sipas listës së cmimeve të hoteleve. Do të qëndrojnë në Vichy Spa Hotel Montpellier Juvignac. Çmimi: 86 sterlina

Turqia

turqia

Kombëtarja turke që luan në grupin D, ka zgjedhur Dolce Fregate Provence. Çmimi: 204 sterlina

Ukraina

ukraina

Ukraina ka zgjedhur një hotel me 133 dhoma të bollshme në Hotel Rennaissance Aix-en-Provence. Çmimi: £131

Uellsi

uellsi

Ekipi i Uellsit do të qëndrojë në Novotel Thalasso Dinard. Çmimi: 129 sterlina

NB/d.i.

Next Post

Rama për mbledhjen e qeverive: Shqipëria e Kosova, një popull një ëndërr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In