• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hotelet, 600 milionë lekë tender për sistemin e “taksës së fjetjes” në kryeqytet

by Java News
16/08/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës po krijon një sistem për vjeljen e “taksës së fjetjes”. Ky institucion, me një fond prej 600 milionë lekë, ka hapur prokurimin për sistemin e qendërzuar për menaxhimin e hoteleve dhe taksave të qëndrimit në Bashkinë e Tiranës. Paratë do të merren nga buxheti i shtetit dhe të ardhura nga vetë bashkia.

Sipas projektit që disponon gazeta “Shqip”, afati kohor për kryerjen e implementimit të projektit është 8 muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës. Periudha e mirëmbajtjes së këtij sistemi do të jetë 4 vjet, ndërsa data e zhvillimit të tenderit do të bëhet më 6 shtator.

Sipas dokumenteve, taksa e fjetjes është një detyrim që i referohet ligjit për sistemin e taksave vendore. Me ndryshimin e paketës fiskale u rivlerësua taksa e fjetjes në hotel. Baza e taksës së fjetjes në hotel, është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Janë subjekt i taksës të gjithë hotelet, motelet, stabilimentet turistikë, pensionet,shtëpitë e pritjes, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim veprimtarie.

Kjo taksë është e treta në renditjen e taksave vendore. Deri përpara miratimit të ndryshimit në paketën fiskale më datë 30.12.2015, niveli i taksës së fjetjes në hotel llogaritej si 3% e çmimit të fjetjes (dhomë/person). Kjo taksë është një detyrim mujor, derdhja e saj kryhet nga hotelet në datën 5 të muajit pasardhës, referuar akt-rakordimeve mujore nënshkruar nga DPTTV dhe subjekti taksapagues pas kontrollit edhe në regjistrat e hotelit; proces ky tërësisht manual.

Nga ana tjetër, mungon një listë e plotë dhe zyrtare e hoteleve në territorin e Bashkisë së Tiranë, së cilës vizitorët e qytetit mund t’i referohen në mënyrë të besueshme. Çdo listim i hoteleve dhe stabilimenteve të ngjashme bëhet në bazë vullnetare, duke privuar kështu stabilimentet e vogla të cilave u mungon kapaciteti financiar apo teknik për ta bërë një gjë të tillë dhe duke lejuar hapësira për tjetërsimin e kushteve dhe ofertës turistike për disa të tjerë.

Pas aprovimit të ligjit Nr.115/2014, ‘Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën E Shqipërisë’, i cili riorganizoi njësitë e qeverisjes vendore, duke qendërzuar funksionet dhe shërbimet pranë Bashkive, Bashkia Tiranë, u zgjerua duke përfshirë 24 njësi administrative, nga të cilat 12 i përkasin ish-komunave. Procesi i administrimit të taksës së fjetjes, i cili administron një informacion të mbledhur në mënyrë manuale, tashmë përfshin edhe subjektet që janë objekt i kësaj takse,të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këto njësi të reja administrative të Bashkisë Tiranë.

Aktualisht në qytetin e Tiranës (ku janë të përfshira vetëm 11 prej 24 njësive administrative), ushtrojnë veprimtarinë rreth 174 subjekte që janë objekt i kësaj takse. DPTTV është duke kryer procesin e verifikimit për subjektet që janë objekt i taksës së fjetjes në 13 njësitë e tjera administrative të Bashkisë Tiranë.

Në bashki gjendet një dhomë serverash e dedikuar për sisteme informatike, ku planifikohet të instalohet sistemi dhe të aksesohet nëpërmjet internetit nga DPTTV si edhe subjektet tatimpaguese. Godina qendrore e bashkisë së bashku me 7 godina të tjera të saj, lidhen në internet nëpërmjet fibrës optike.

Parashikimet e Bashkisë Tiranë për vjeljen e taksës së fjetjes gjatë vitit 2016 janë rreth 150.000.000 lekë dhe parashikimet do të jenë të ngjashme për vitet në vijim. Statistikat e Bashkisë Tiranë tregojnë se gjatë viteve 2012-2015, kjo taksë është mbledhur vetëm në 80% të asaj të parashikuar. Për të rritur nivelin e mbledhjes së kësaj takse dhe saktësinë e përllogaritjes së saj, nevojitet një sistem nëpërmjet të cilit hotelet dhe stabilimentet e ngjashme të raportojnë në mënyrë elektronike dhe në kohë reale fluksin dhe vizitorët e tyre, për interesat aktualë të bashkisë. Në një të ardhme të afërt, e njëjta bazë të dhënash mund të shërbejë si burimi më i sigurt për auditimin e aktivitetit të hoteleve nga Bashkia, Ministria e Turizmit apo aktorë të tjerë të interesuar.

Për të informuar vizitorët e Tiranës mbi listën e hoteleve dhe profileve të certifikuar të tyre si dhe për t’u dhënë një prezencë në web edhe stabilimenteve të vogla të cilat nuk kanë mundësi ta financojnë vetë, duke rritur kështu konkurrencën e sektorit dhe rrjedhimisht uljen e çmimeve për vizitorin, nevojitet një databazë publike e të gjitha hoteleve në Tiranë dhe ofertës së tyre turistike.

Mësohet se të gjitha hoteleve do t’ju ofrohet brenda sistemit një modul për menaxhimin e vetë hotelit, pra ata do të mund të përdorin të njëjtin sistem për menaxhim më të mirë të biznesit kundrejt një tarife simbolike mujore. Një zgjidhje e tillë inovative ndihmon drejtpërdrejt zhvillimin e sektorit të turizmit, dixhitalizimin e sektorit dhe uljen e kostove të menaxhimit.

Next Post

Alibia e Bashës për humbjen e radhës në Dibër dhe lufta për kreun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com